Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit denoncoi atë që e quajti mendjeshkurtësi nga ana e qeverisë. Sipas tij PS minoi konsensusin për ligjin e strehimit social.
Vasili tha se ligji ishte votuar në parim nga mazhoranca dhe opozita, ndërsa një muaj më parë e votoi mazhoranca në Kuvend. “Konsensusi u prish për shtyrjen me vetëm një ditë. Por Vasili thotë se shtyrja kishte të bënte me aktivitetet për integrimin evropian. Në 90% ishte një ligj i rrëzuar në Kuvend sipas vetë komisionit të ligjeve me mazhorancë të majtë, sot për 24 orë që do të prishnin votën sipas këtyre mendjeshkurtërve dhe kjo pikë ku mund të arrinim në rrugën e konsensusit, sot kjo përpjekje u sabotua. Kjo me qëllim për të miratuar me mënyrë të përçudnuar ligjin, dispozitat e tij të orientohen që të përfitojnë ata që kanë teserën e partisë, apo në mënyra të tjera”, tha Vasili.