VIDEO/ Voltana Ademi: Do ta mbrojmë Shkodrën, do të vazhdoj të jem kryetare e bashkisë!

Hënë, 19 August 2019 14:04

Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës ka deklaruar para pak minutash se bashkë me qytetarët do të vazhdojnë ta mbrojnë Shkodrën dhe se ajo do të vazhdojë të jetë kryetare e Bashkisë së Shkodrës deri në momentin kur të zhvillohen zgjedhje të rregullta sipas ligjit.

Ademi ka dhënë një deklaratë para pak minutash tepër e emocionuar, para qytetarëve të shumtë që protetsuan sot kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga votimi i 30 Qershorit, të cilin kryebashkiakja e konsideroi një farsë kriminale e cila do të zhbëhet. 

Ademi tha: "Dua ta filloj me një deklaratë për të gjithë qytetarët e Shkodrës, mbështetësit tanë, drejtuesit politikë, që edhe sot, në një ditë të vështirë mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë qytetin.

Bashkia e Shkodrës është e qytetarëve të Shkodrës dhe e askujt tjetër dhe të gjithë bashkë kemi detyrën ta mbrojmë dhe ta mbajmë vendin tonë. Shkodra më shumë se gjithkush e meriton këtë.

Votimet e 30 Qershorit qenë një farsë dhe do të zhbëhen. Këtë e thonë të gjithë qytetarët. Edhe sot në të ashtuquajturën mbledhje politike farsë, celulë politike dhe madje kriminale, kurrkush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që ndodhi sot në Shkodër do të zhbëhet dhe nuk do të lejohet që një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë.

Falenderime kanë njerëzit që me vendosmërinë e tyre e kanë demostruar përditë. Ndaj unë nuk lodhem së falenderuari përditë.

Ne do të vazhdojmë të gjtihë bashkë ta duam qytetin, ta mbrojmë.  Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë nga ana tjetër, që të jem Kryetare e Bashkisë së Shkodrës deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne, jo vetëm për Shkodrën, ku ne shqiptarët, ne shkodranët, të sigurojmë zgjedhje të vërteta të rregullta.”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...