Rasti i Vorës/ Zëri i Amerikës: Edhe Valdrin Pjetri i mohoi fillimisht akuzat për dënimin, por më pas u largua

E Enjte, 22 August 2019 18:35

Në Shqipëri, Partia Demokratike, ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime të arsyeshme se zoti Kajmaku mund të jetë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, pasi mund të ketë qenë I dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. Kryebashkiaku Kajmaku hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo dëbuar nga asnjë shtet i Bashkimit europian

Pasi prej kohësh e kishte përmendur emrin e tij mes kryebashkiakëve të rinj socialist me një të kaluar, sipas saj, kriminale, Partia Demokratike ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë së përgjithshme për nisjen e verifikimeve ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Në një letër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, theksohet se kërkesa vjen në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion public, pasi sipas PD-së “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” shkruhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Një fakt që nuk rezulton në formularin e plotësuar nga kryebashkiaku i Vorës, i cili megjithatë ka pranuar më herët se ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto, duke shpjeguar se këtë e ka bërë në mesin e viteve ’90 për të përfituar vizë udhëtimi në shtetin grek.

Sipas shkresës së Partisë Demokratike “në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”, theksohet në letrën e zoti Bardhi. Viti 2004 është deklaruar nga vetë kryebashkiaku si momenti kur ai vendosi që të rikthehet në Shqipëri me familjen e tij.

Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se “me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”. Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se “autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur", shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italianenga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar.

Modifikuar më E Enjte, 22 August 2019 18:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...