7 arsye pse biznesi thërret “Rama ik”

E Enjte, 22 August 2019 18:45

Nga Endri Hasa

Krahas dhunës policore e tatimore për bizneset që akoma nuk kanë falimentuar nga taksat e larta, gjobat dhe arbitrariteti shtetëror, propaganda e qeverisë po përpiqet të shesë sapunin për djathë, përsa i përket ligjit të ri që zhvat bizneset.

Ky ligj nuk ka asgjë të mirë për biznesin. Ky ligj është i mirë vetëm për Edi Ramën dhe këshilltarin e tij kroat, Zoran Milanoviç, që janë përfituesit direkt të monopolit të ri miliona euro në kurriz të 150 mijë bizneseve në vend.

1. Ligji i ri i fiskalizimit dixhital, që propagandon Edi Rama, nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale dhe të gjitha pajisjet fiskale, që biznesi ka në përdorim dhe ku ka investuar prej vitesh, për të futur në përdorim një sistem të ri, që do t’i kushtojë shumë.

2. Sistemi i ri detyron mbi 150 mijë biznese të blejnë pajisje fiskale dhe programe të reja kompjuterike.

3. Ligji i ri i Edi Ramës detryon bizneset të paguajnë edhe lidhjen funksionale të internetit, me të cilën do të raportojnë në qendër për çdo veprim në kohë reale. 

4. Ligji “Rama” i zhvatjes së bizneseve me fiskalizimin dixhital, që nga janari 2020, detyron bizneset të paguajnë deri në 500 Euro brenda këtij viti. Ky është vetëm fillimi.

5. Çdo biznes, nga Vermoshi në Konispol, detyrohet me ligj të blejë firmën dixhitale, që është një gjobëvënie e ligjit “Rama” ndaj bizneseve të vendit më të varfër në Evropë. Firma dixhitale do t’i kushtojë çdo biznesi nga 50 deri në 110 Euro.

6. Firma dixhitale fsheh koncesionin e radhës për shpërndarjen e saj bashkë me pajisjet e reja fiskale, të cilat miqtë kroatë të Edi Ramës po i prodhojne në Kinë.

7. Ligji “Rama” e vendos çdo biznes përpara procedurash teknike dhe fiskale të komplikuara, duke rritur mundësinë për represionin, arbitraritetin dhe korrupsionin e tatimeve.

Kostoja mbi biznesin është e tmerrshme. Përvec 15 milionë eurove të tenderit të fryrë dhe fiktiv për ngritjen e sistemit, që i paguajmë të gjithë, ligji “Rama” i faturave dhe monitorimit online vetëm në 6 muajt e parë të zbatimti të tij pritet të kushtojë 50 milion Euro.

Ky ligj, që ka qëllim vetëm zhvatjen e biznesit, nuk duhet të miratohet! Për ta penguar këtë fatkeqësi të re mbi biznesin dhe ekonominë, duhet të largojmë sa më parë shkaktarin e tij, hajdutin psiqik Edi Rama dhe bandën e tij.! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...