Denoncimi/ Miku i Ramës, Pëllumb Gjoka, jo vetëm trafikant por dhe vrasës i njohur. Ja si shpëtoi nga burgu….

Premte, 23 August 2019 12:33

Ish Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh që ka mbërritur në adresë të tij që ka të bëjë me akuzat e publikuara së fundmi për lidhjet e Ramës me bandat dhe krimin.

Në mesazhin e bërë publik në faqen në facebook të Berishës shpjegohet se si i shpëtoi drejtësisë Pëllumb Gjoka.

“Pllumb Gjoka, miku i Edvin Mafisë është jo vetëm trafikant por dhe vrasës i njohur. Ai ka vrarë një njeri në Velipojë dhe ka plagosur një tjetër!”. “Ai është liruar dhe i është mbyllur dosja nga gjykatësi famoz mik i krimit Dritan Hallunaj”, shkruan ish kryeministri.

Ja postimi i tij i plotë:

Pllumb Gjoka, miku i Edvin Mafisë është jo vetëm trafikant por dhe vrasës i njohur.
Ai ka vrarë një njeri në Velipojë dhe ka plagosur një tjetër!
Ai është liruar dhe i është mbyllur dosja nga gjykatësi famoz mik i krimit Dritan Hallunaj.
Ky i fundit kaloi vetingun pasi Pllumb Gjoka pagoi 1 milion euro.

Të gjitha këto denoncon në mesazhin e tij qytetari dixhital.

“Pershendetje Z.Berisha

Lidhur me denoncinin që bëri Kryetari i Partisë Demokratike Z.Basha për narkortrafikantin shtetasin Pellumb Gjoka në restorantin e të cilit Kryeministri shtron dreka dhe darka për miqësinë që ka me të, doja të shtoja se ky përveçse trafikant kryesor është dhe vrasës.
Shtetasi Pellumb Gjoka ka kryer një vrasje dhe një plagosje në vitin 1998 në Velipojë.
Përsoni i vrare quhet Gjon.
Ky shtetas perveç se narkotrafikant është dhe vrasës i cili nuk ka bërë as dhe një ditë burg.
Dosja e tij është mbyllur nga gjykatësi i lidhur me krimin dhe bandat Dritan Hallunaj një njeri që ka kaluar vetingun pa i hyrë ferra në këmbë
Ju lutem Z.Berisha ta denonconi këtë të pashembullt që ky Gjygjtar Dritan Hallunaj i ka mbyllur Pellumb Gjokës dosjen për vrasje dhe plagosje
Pellumb Gjoka s’ka bërë asnjë ditë burg edhe mund ta verifikoni.
Gjithashtu thuhet se Pllumb Gjoka ka paguar 1 milion euro për vetingun e Dritan Hallunajt
Përveç këtyre Dritan Hallunaj është gjykatësi qe ka liruar në sallën e gjyqit Arben Frrokun vrasësin e kamisarit të policisë Lame dhe për këtë e ka denoncuar edhe Partia Demokratike
Ky rast z.Berisha do vertetonte që KPK është asgjë tjetër vetëm një mjet që Edi Rama të kapë drejtësinë duke lënë në sistem vetëm njerëzit e vet të lidhur me bandat dhe që i sherbejnë atyre
Z.Basha denoncoi qartazi se si Edi Rama është një frekuentues i rregullt i lokaleve të Pëllumb Gjokës dhe se si Pëllumb Gjoka mbledh vota për të dhe i shërben.
Ndaj edhe gjyjgtari Dritan Hallunaj e kaloi vetingun pasi pagoi Për këtë 1 milion euro vrasësi dhe trafikanti Pellumb Gjoka”

ps: Të dashur miq, ketu më poshtë keni nje status timin të dt 1 gusht të vitit 2018 mbi vetingun e gjykatësit që liron dhe mbyllë dosjet e vrasesëve, Dritan Halluni. sb

Ky është Hallun Veting apo Krim veting!

Krye krye kreu Edvin Kristaq Rama pastron famozin Gjykatës Hallunin!
Gjykatësin që me urdhër të Ramës liroi në sallën e gjyqit Arben Frrokun, ekzekutorin e provuar me pamje filmike, dëshmitar okular dhe prova laboratorike të Komisarit Lame!
Ky vendim kriminal i Edvin Kristaq Rames për gjykatës Hallunin dëshmon edhe një herë se vetingu është thjeshtë një hanxhar në duart e tij!
Ky vendim të dashur miq tregon se cilat do të jenë monstrat e drejtësisë se ardhme të reformes orëelliane, që do vendosin për të drejtat tuaja.
Pra ata do të jenë byrazerë të vrasëve, hajdutëve, plaçkitëseve, përdhunuesve të qytetarëve nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës!

Image

 

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...