Majlinda Kelmendi ka mbërritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Tokyo të Japonisë.
Xhudistja kosovare mposhti në çerekfinale me ‘Ippon’ kampionen e botës 2017 dhe nënkampionen e botës 2018, Ai Shishime vetëm për 11 sekonda.
Kelmendi në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten e talentuar nga Japonia, Uta Abe e cila është vetëm 19 vjeçare.
Majlinda raundin e parë e kaloi pa “luftë”, ndërsa të dytin e mposhti xhudisten meksikane, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogram.