Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka dalë në një konferencë shtypi në selinë e PD-së për të bërë një njoftim me rëndësi lidhur me figurën e Agim Kajmakut, alias Jorgot Totos, kryebashkiak i zgjedhur nga Edi Rama në Vorë.
PD ka sjellë sot prova autentike të fajësisë së Kajmakut - Toto si i dënuar në Greqi.
Bardhi: Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane. Edi Rama hesht prej disa ditësh në përpjekje për të shpëtuar me makinacione dhe manovra të pista kandidatin e tij të Vorës, Agim Kajmaku, i cili ka llogari të hapura me drejtësine greke dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të paguajë para drejtësisë shqiptare dhe greke krimin e tij.
Rasti i Agim Kajmakut është rasti i dytë brenda një muaji që Partia Demokratike po denoncon me fakte dhe dokumenta se kandidatët e Edi Ramës për Kryetarë Bashkie kanë krye krime dhe i kanë fshehur ato.
Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqiashëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtetin.
Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.
Edi Rama po provohet dita ditës që nuk heq dorë nga projekti i tij për bashkëqeverisjen me krimin.
Edi Rama hesht megjithëse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.
Po kjo për Edi Ramën nuk përbën problem, përsa kohë Jorgo i Vorës i siguron pushtet. Ndiqeni sesi mburreshin Edi Rama dhe Belinda Balluku me Jorgon e tyre 3 ditë se të merrnin me dhunën e një procesi të paligjshëm Bashkinë e Vorës.