Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi spao ka dekretuar shpërndarjen e parlamentit të Kosovës. Thaçi e ka bërë vetë të ditur këtë vendim.
"Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës së VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Ky është edhe një test shtesë për forcimin e demokracisë në Kosovë, të cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses."
© SYRI.net