Kandidatët e Kushtetueses, shtyhet procesi i pikëzimit

Tuesday, 27 August 2019 09:47

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, që prishi vendimin e moslejimit të kandidimit për pedagogen e Magjistraturës, Zhaklina Peto, për një vend në Gjykatën Kushtetuese, ka krijuar ngërç në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili javën që shkoi duhet të zhvillonte mbledhjen ku do të pikëzonte 6 kandidatët për 4 vende të lira në Kushtetuese, ka vendosur ta shtyjë këtë proces në pritje të zbardhjes së vendimit të Administratives.

Burime thonë se KED është e detyruar të pezullojë procesin e përzgjedhjes së emrave që janë në garë deri në zbardhjen e plotë të këtij vendimi, pasi më parë Këshilli kishte vendosur të përjashtonte Peton nga konkurrimi, për shkak se kishte konstatuar parregullsi në deklarimin e pasurisë.

Mbledhja e fundit e Këshillit është zhvilluar në datën 9 gusht, ku u mbyll procesi i intervistimit të kandidatëve, si dhe iu kërkua Kuvendit dhe Presidencës të hapë garën për dy vende të tjera vakante.

KANDIDATËT

Këshilltarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, është një nga kandidatet e konfirmuara për të vazhduar garën për të qenë gjyqtare e kësaj Gjykate. Vorpsi ka një karrierë më shumë se 10-vjeçare si këshilltare në Kushtetuese, ajo është e angazhuar gjithashtu edhe në mësimdhënie.

Një tjetër këshilltare kërkon të bëhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, ajo është Elsa Toska. Me një karrierë prej 12 vitesh si këshilltare, Toska ka përfunduar shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe ka doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmëskomisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007, punon si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Fiona Papajorgji është kandidatja tjetër e zgjedhur për të vazhduar garën.

Papajorgji, prej vitesh, punon si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë paralelisht ka dhënë edhe mësim në universitete private. Gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti, është një gjyqtare karriere. Që prej vitit 2000, ajo ushtron detyrën e gjyqtares dhe është konfirmuar në shkallën e parë të vetingut.

Në garë janë edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, i cili e ka nisur karrierën në vitin 2002 në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, Muçi kaloi në Policinë e Shtetit ku mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë kundër Krimit Financiar deri në gusht të vitit 2008. Prej asaj kohe, ai ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ish-kryeinspektorja e KLD, Marsida Xhaferllari, e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë.

GJYKATA KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese duhet të ketë në përbërjen e saj 9 anëtarë, nga të cilët 3 zgjidhen nga Presidenti, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtar për momentin, Vitore Tushën, pas shkarkimit të anëtarëve të tjerë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rreth një vit më parë. Gjyqtarët e Kushtetueses nuk arritën të kalonin filtrin e vetingut që i hetoi ata në tri kritere. Pjesa më e madhe e gjyqtarëve ngelën në kriterin e pasurisë, por nuk munguan edhe rastet kur kishin probleme edhe me kriterin e figurës.

PANORAMA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...