Për të 11-in vit radhazi Lëvizja Rinore për Integrim organizon kampingun veror në Jalë. Këtë vit, kampingu përkon dhe me 15 vjetorin e krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në natën e parë të kampingut ka mbajtur një fjalë dhe Monika Kryemadhi e cila kërkoi nga të rinjtë të besojnë dhe të luftojnë për të kaluar këto ditë të vështira për shqiptarët dhe opozitën si dhe për t'i dhënë më shumë zë kauzës së tyre për më shumë mundësi për rininë, për arsim, punësim dhe ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri.
Menjëherë pas fjalës së kryetares së LSI në ekranin e miniskenës në kampingun e Jalës është shfaqur një video mesazh i ideuar nga të rinjtë e LRI-së me titull "Tani është koha jote."