Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një shpjegim tjetër konkret për qytetarët shqiptarë se si do të funksionojë "e famshmja" Byro Kombëtare e Hetimit, përmenduar aq shumë nga politikanët shqiptarë kohët e fundit.
Ambasada sqaron në Fb: "Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH.
Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta."