Urrejtje skizoide e narkoshtetit dhe Edvin Mafisë kundër fjalës së lirë, mediave të pavarura!

Tuesday, 27 August 2019 13:24

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, narkoshteti i Edvin Mafisë është versulur me terbim dhe urrejtje të papërmbajtur kundër mediave të pavarura me qëllimin makabër, shkatërrimin dhe heshtjen e tyre.

Në këtë kontekst, ai vendosi Blushin në krye të Top Mediave për t’i shkatërruar ato apo shndërruar në një tualet të narkoqeverisë së tij.

Në këtë kontekst, kjo monstër e fjalës së lirë organizoi së bashku me Blushin e tij apo Arben Malaviten dhe Baton Stanishiqin takimin famekeq në budrumet e Restorantit të njohur Padam, që kishte si qellim kryesor heshtjen e televizionit Klan, në veçanti të emisionit Opinion dhe debatit që zhvillohet në këtë emision, të cilin ky armik i egër i debatit nuk e kontrollon dot.

Po në këtë kuadër dhe po me Blushin e tij vasal e mjeran, me qëllim që ti ulë audiencen televizionit Klan, merr vendimin zuzar, shkel kontraten dhe bllokon transmetimet e tij në platformën e Dixhitalb duke gjobitur kështu me rreth 200 euro, 160 mijë abonentë, të cilet i ftoj të ngrenë secili padi me drejtim Starsburgun ndaj ketij akti banditesk e zuzar.

Për të shuar zërat e pavarur qe e “helmojnë”, siç do shprehej vet bashkëshortja e tij çdo ditë, shpirtin e tij katran të zi, ky xhelat i fjalës së lirë hartoi ligjin e krijimit të gjykatës së partisë për ti kaluar në gijotinë mediat dixhitale, portalet dhe rrjetet sociale që guxojnë të shkruajnë kundër tij.

Stuhia e urrejtjes ndaj fjalës së lirë dhe mediave të pavarura kulmoi me goditjen shkaterrimtare që binomi Edvin Mafia - Arben Malavita u dhanë këto ditë emisioneve më të shikuara dhe vlerësuara nga publiku të Neës 24, TPZ dhe A Shoë të gazetarëve dhe analistëve të mirënjohur dhe të pavarur Ylli Rakipi, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Adi Krasta, të cilët duke refuzuar të blihen nga kupola mafioze dhe në emër të interesit publik, me guxim dhe përgjegjësi profesionale dhe qytetare qëndruan të palëkundur dhe të pavarur në analizat, kritikat dhe denoncimet e narkoshtetit, kleptokracisë, të rregjimit të Edvin Mafisë dhe Arben Malavitës.

Me këtë akt, njelloj si në një diktaturë, televizionit 24 Neës iu dha nje goditje eventruese, vdekjprurëse. Ky krim i shëmtuar ndaj mediave të lira u bë i mundur nga nënshtrimi pa kushte i pronarit të kësaj kompanie televizive, që mbart në vehte koncepte primitive për median si parzmore të tij personale dhe tualet i narkoshtetit dhe jo zëdhënëse e interesave publike, ndërkohe që vala e transmetimit nuk është e pronarit as dhe krye kreut të meduzës por është e publikut dhe vetëm e publikut.

Kjo goditje e pashembullt ndaj mediave ngarkon me faj të rëndë moral edhe atë që pranon të mbushë boshllëkun e krijuar në shërbim të narkoshtetit duke shkelmuar mbi dinjitetin dhe integritetin e vet njerëzor dhe profesional.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto veprime qe kanë si qëllim të vrasin fjalën e lirë, shpirtin e lirisë, iu bëj thirrje mbarë shqiptarëve, forcave politike opozitare, intelektualëve dhe të gjitha personaliteteve të vendit të trajtojnë Top Median dhe Neës 24 njëlloj si ERTV, halen ultramoniste personale të Edvin Kristaq Mafisë! sb

Modifikuar më Tuesday, 27 August 2019 13:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...