Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masëm e sigurisë “arrest me burg” për Leandro Pana, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Korinthos”. Prokuroria ka pretenduar se Pana ka qenë bashkëpunëtor me 4 personat e tjerë në Greqi.
Pretendimi i avokatit është se klienti i tij nuk ka patur aspak dijeni për këtë pengmarrje. Në këtë operacion janë arrestuar 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, 4 të tjerët janë arrestuar në Greqi.
Në Korinthos të Greqisë, këta persona për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana, Jetmir Terollari, dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.
Këta persona akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.