Bushati- Ramës: Me Valdrin Pjetrin u mbush kupa me kriminelët në pushtet

E mërkurë, 28 August 2019 20:19

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste është diskutuar situata në Shkodër, e krijuar pas dorëheqjes së kandidatit socialist për Bashkinë, Valdin Pjetri. “Me rasti e fundit në Shkodër kemi pikën e derdhjes. 30 vjet pas rënies së komunizmit, ka shumë mundësi që PS dhe të gjitha partitë, t’i ofrojnë njerëzve përfaqësues më të mirë. Kjo nuk trajtohet me zhvendosje vëmendjeje me shkarkime në masë që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen”, tha Bushati.

“Mendoj që tanimë kjo është një çështje që shkon përtej mureve të kësaj organizate. Ne jemi politikanë, jo gjyqtarë, por kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe trajtuar rrënjët e këtij fenomeni. Që kanë lidhje me nevojën për reformë politike brenda familjeve politike. PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe komuniteteve. Përgjegjësia për të kaluarën e gjithsecilit është përgjegjësi individuale, ne na takon të themi edhe “na falni” për rastet në fjalë dhe për komunitetet e caktuara dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike. Kemi përgjegjësinë e madhe për të shfarosur këtë fenomen”, shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...