Bushati- Ramës: Nuk kanë faj drejtorët pse ti vendos një kriminel për kandidat në Shkodër

E mërkurë, 28 August 2019 20:31

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka bërë deklarata të forta kundër mënyrës sesi po Partia Socialiste po sillet me çështjen e Shkodrës, pas largimi të Valdrin Pjetrit nga ligji i dekriminalizimit.
Bushati tha se Partia Socialiste duhet të kërkojë falje për procesin në Shkodër. “Shkodra është një çështje që shkon përtej një partie. Duhet reformë brenda familjeve politike”,- tha Bushati. Duke folur për çështjen e Shkodrës, Bushati ishte kundër idesë së Ramës për shkarkimin e gjithë drejtorëve. Ai tha se nuk mund të ketë dënime kolektive.
Ish-ministri tha se shqetësimet e tij i ka shprehur dhe mbledhjen e Kryesisë së PS, në prani të Kryeministrit. Bushati tha se partitë politike, duke nisur nga PS, kanë nevojë për reformim duke u kthyer në modele të debateve të intelektit dhe jo çështjeve që kanë të bëjnë me dekriminalizimin.

“Unë i kamë bërë një letër kryesisë së PS për shqetësimet që kanë ngritur atje. E vërteta është se që me delegimin tim në 2016 unë kam pasur disa fenomene për ti trajtuar , sepse tek e fundit jemi një familje politike dhe është e hijshme që të trajtohen brenda forumeve. Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet në mënyrë ligjore apo proceduriale as me zhvendosje vëmendje për shkarkime në masë të njerëzve që skanë lidhje dhe asnjë fajësi me situatën e krijuar”,- tha Ditmir Bushati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...