Ish deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar në një shënim në faqen e saj në facebook pas vendimit të rilindjes për shkarkimin e të gjithë drejtorëve në Shkodër.
“Mblidhen drejtorët e një qarku në zyrat e partisë shtet dhe sipas mediave do të shkarkohen të gjithë nga detyra”, shkruan Çupi duke shtuar se “arroganca e këtij kryeministri dhe e kësaj partie që pseudodrejtojnë vendin nuk njohin kufinj”.
Ja postimi i saj i plotë:
Skandal.
Shteti nuk ka më asnji kolonë ku mund të qëndrojë. Çdo gjë është shkatërruar. Ligji ekziston vetëm në letër.
Tashmè 6 vite kanë propaganduar që drejtorët rajonalë emërohen në pozicionet shtetërore me shpallje publike dhe me garë. Sot mblidhen drejtorët e një qarku në zyrat e partisë shtet dhe sipas mediave do të shkarkohen të gjithë nga detyra. Arroganca e këtij kryeministri dhe e kësaj partie që pseudodrejtojnë vendin nuk njohin kufinj. Në fuqi eshte Kodi i Punës. Në fuqi është Ligji për Nëpunesin civil. Ky vend duhet të kete hierarki institucionesh pèr ankim.
Jo. Asnji nga këto. I thërret Ai dhe të gjithë pushohen nga puna. Asnji normë e ligjit nuk përfillet. Faturat dëmshperblyese vazhdojnë e rendojne taksapaguesit shqiptarë me miliona euro vetëm për mosrespektim të normave ligjore që mbrojnë të punësuarit në shtet.
Fajin nuk e kanë ata që ty të dalin të inkriminuar çdo person që zgjedh.
Ata kanë padyshim mëkatet e tyre dhe nuk me dhimbsen fare se kanë pranuar të perdoren kështu nga ky kryeministër, por me dhimbset ligji, shteti dhe vendi ku po shkojmë me këto marrëzi.