Zëri i Amerikës: Debate të forta në PS, përplasje mes Ramës e Bushatit

E Enjte, 29 August 2019 08:47

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërkurës është shoqëruar me debate të forta mes kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama dhe anëtarit të kryesisë dhe ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Shkak është bërë situata e krijuar në Shkodër veçanërisht pas zbulimit të fakteve se kandidati socialist i votuar për drejtimin e Bashkisë, Valdrin Pjetri, rezultoi të kishte fshehur problemet e së kaluarës së tij, kur në fillim të viteve 2000 ishte arrestuar dhe dënuar në Itali.

Zoti Bushati ka qenë që prej vitit 2016, drejtues politik i Partisë socialiste në Shkodër, por ai u zëvendësua, me një vendim të zotit Rama, pikërisht nga Pjetri, pak përpara se ky i fundit të detyrohej të jepte dorëheqjen, pas publikimit nga opozita të dokumentave që vërtetonin dënimin e tij në Itali. Rastin e tij, kryeministri e trajtoi si një përgjegjësi individuale, por në të kundërt, për ish ministrin Bushati “kemi mbërritur në pikën e derdhjes për një fenomen të cilin duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Sepse 30 vjet pas shembjes së komunizmit besoj fuqimisht që PS dhe të gjithë faktorët e tjerë politike kanë mundësi t’i ofrojnë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi njerëzit më të mirë”.

Kryesia e Partisë Socialiste, siç njoftoi Sekretari i saj i Përgjithshëm Taulant Balla, ka vendosur “riformatimin” e degës së saj në Shkodër, ose e thënë ndryshe shkrirjen e strukturave aktuale, ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve lokale atje, të paktën të atyre të gjinisë mashkullore. Zoti Balla njoftoi gjithashtu për synimin e PS, të paralajmëruar dhe nga zoti Rama, për të ashpërsuar ndëshkimet e parashikuara nga i ashtuquajturi Ligj për dekriminalizimin. Por për zotin Bushati “kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet thjesht dhe vetëm në mënyrë ligjore e procedurale. As me zhvendosje vëmendje me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”. Ish ministri i Jashtëm ishte i drejtëpërdrejtë kur u shpreh se “në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi edhe na falni për rastin në fjalë”.

E duke folur për një fenomen, zoti Bushati i mëshoi fort idesë se “ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur atë. Gabimet që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz me të kaluar të dyshimtë, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse. Dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve”. E për këtë arsye, sipas ish ministrit të Jashtëm “si politikanë, kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni dhe jo thjesht për të menaxhuar pasojat. Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë lidhje me nevojën për një reformë politike brenda partive tona. Një reformë politike që të sjellë një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe pse jo partia e komuniteteve”, nënvizoi zoti Bushati./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...