"Rama e ka futur PS-në në kazermë ushtarake"

E Enjte, 29 August 2019 18:11

Diplomati dhe ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj në një intervistë për rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Edi Rama e ka futur Partinë Socialiste në kazermë.

Mustafaj u shpreh se Rama për Shkodrën u morën në selinë e PS dhe se vendimet janë tërësisht politike. Ai shtoi se shkodranët nuk do të mund të pranojnë vendime të Partisë Socialiste në qytet.

“Kryeministri mund të thërras në mbledhje drejtorët. Mirëpo, vendimet u morën në selinë e PS. Nuk shkon krejt simbolika që ka dashur të ndërtojë Rama, është jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës. Është bërë qëllimisht për të ndërtuar simbolikën e komunitetit të tij publik me komunitetin. Kryeministri t’i thërrasë në Prokurori drejtorët. Ikja mund të bëhet prsh nëse një drejtor nuk ka bërë punën, ke një analsië të punës, në rast se ai nuk ka dhënë në punë, atëherë mund ta heqësh. Cdo njeri duhet mbajtur në punë në bazë të punës dhe jo me njëanshmëri. Rama vendos gra që të përmirësojë imazhin.

Bushati thotë gjëra të drejta. Ka faktorë politike mes kryeministrit dhe Bushatit. Ne kishim më herët Blushin, që tentoi të ketë tjetër fytyrë për PS, por Rama e ka futur në kazermë ushtarake Partinë Socialiste dhe e ka në kontroll të plotë, mendoj unë. Ka konfuzion. PD ka detyrë të denoncojë të keqen. Partia Demokratike nuk mund të mbetet vetëm tek denoncimet, por të shfaqë edhe programin dhe të bëhet edhe shpresë. PD ka bërë shumë, ka denoncuar, por vetëm denoncimi është i pamjaftueshëm. Bërja politikë është çështje programi dhe zbatim programi me njerëz”, tha Mustafaj.

Sipas Mustafajt, ndërkombëtarët kanë shprehur shqetësime për situatën në vend, si dhe për faktin se Edi Rama ka marrë të gjitha pushtet.

“Ne kemi kryeministër krejtësisht të pandjeshëm ndaj fjalëve, opozita duhet të protestojë. Ndërkombëtarët kanë ngritur shqetësim se të gjitha pushtet janë kapur nga kryeministri. Të gjitha këto bëjnë shqetësim për aleatët e Shqipërisë. Të gjitha këto probleme mund të prodhojë përplasje sociale. Ambasadori austriak ka prirjen të shohë pozitivisht. Fatkeqësisht, nuk po shohim zgjidhje”, deklaroi ai.

Besnik Mustafaj foli edhe për situatën politike në Kosovë, ku vlerësoi se mund të ketë ndryshime të rëndësishme. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka për herë të parë mundësinë që të lërë rrugën dhe të mund të bëjë politika në zyrat e shtetit të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje ka lindur si parti që bën protesta. Mirëpo, z. Kurti dhe të tjerët i shohim se janë afruar me rrugën institucionale. Do të jetë ndoshta vetëm gara e fortë për kryeministër. Kurti është një figurë që vështirë se hap rrugë, kurse zonja Vjosa Osmani ka eksperiencë, është rritur në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka qenë deputete etj. Zoti Mustafa po bën veprime që lënë elitën në politikë. Mustafa nuk po mban peng LDK-në dhe nuk i lejohet, besoj.

Zgjedhjet në Kosovë ka gjasa që të ndryshojnë kryeministrin. Z.Ramush Haradinaj ka dhënë kontribut si kryeministër, por nuk besoj se do të jetë më në krye të qeverisë. Nuk besoj se do të ketë parti në Kosovë në qeveri që të flasë për ndryshim të kufijve. Z.Haradinaj ka bërë hapa shumë të rëndësishëm që të fusë vendin drejt hullisë, që interesi i Kosovës të jetë i pari. Nuk pres ndryshim të asaj që do të ndodhë me negociatat. Vucic ka thënë vetë që nuk e njeh Kosovën dhe Serbia e mban peng veten”, u shpreh Mustafaj.

Login to post comments