Çarçafët e kopshteve i blen te gabi/ Drejtoreshë Hajnia e Lal Plehut akuzohet për vjedhje të mëdha!

E mërkurë, 04 September 2019 12:32

Ish Kryeministri Berisha ka bërë publik në facebook një mesazh që ka mbërriturr në adresë të tij dhe ku ka akuza të rënda për drejtoreshen ekonomike të bashkisë që mbulon çerdhet dhe kopshtet e Tiranës.

“Në Tiranë sot 1kg sheqer e gjen 70 ja faturon femijëve me 130 lek të reja kg. 
Qumështi nga 110 lek litri e faturon 130 lek. Bizele të ngrira nga 150 lek kg e faturon 350 lek të reja. Kosin nga 100 lek e faturon 120 lek. Makaronat nga 100 lek i faturon 180”, shkruan Berisha ne mashzin e tij. 

Ja postimi i plotë:

Drejtoreshë Hajnia e Lal Plehut akuzohet për vjedhje të mëdha!

Vjedhje të mëdha me ushqimin e femijëve!
Ja si ju faturohen ushqimet e kopshteve dhe çerdheve.
Në Tiranë sot 1kg sheqer e gjen 70 ja faturon femijëve me 130 lek të reja kg. 
Qumështi nga 110 lek litri e faturon 130 lek. 
Bizele të ngrira nga 150 lek kg e faturon 350 lek të reja. 
Kosin nga 100 lek e faturon 120 lek. 
Makaronat nga 100 lek i faturon 180. 
-prinderit i paguajnë ndrikullës 100 mijë lek gjobë për regjistrimin e femijëve në kopshte dhe çerdhe.

Ndrikulla ka bërë listën me 45 gra militante

për ti larguar nga puna.

Gjoba për rekrutimin e punonjësve të reja është 2,5 milionë lek.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z Berisha! Dua tju informoj në lidhje me një babëzi që po ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe kryesisht në Drejtorinë ekonomike që mbulon kopshtet dhe çerdhet e gjithë bashkisë Tiranë. Drejtoresha e kësaj drejtorie është Zhaneta Beqiri. Po kush është Zhaneta e katapultuar nga Konispoli i Sarandës. Nga mesuese në ciklin e ulët në Konispol, pasi ju bë burri për herë të katërt kryetar bashkie, Erion Veliaj e merr në Tiranë dhe e emeron drejtoreshë të madhe. Para pak ditësh kjo drejtoreshë e dhunshme, ka thërrit në takim gjithë drejtorët e kopshteve dhe çerdheve dhe i kërcënon të bëjnë dorëheqje. Dhe këtë e bëri fill pasi u sigurua se do qëndronte sërish drejtoreshë në krye të drejtorisë hajdute që zhvat familjaret që kanë fëmijet në kopshte, duke ju marrë kafshatën. Si e realizon këtë? Në dr.ekonomike ka sjellë mbesa, nipër dhe dhendurrë nga Konispoli. Shefe finance ka marrë Blerta Ndreu kunatën e Pjerinit. Drejtoria është kthyër në zyra farafisnore nga Konispoli.

Vjedhja fillon që në 7 të mëngjeit. Çdo supermarket në Tiranë sot 1kg sheqer e gjen 70 lek kurse zonja ja faturon femijëve me 130 lek te reja kg. Qumeshti nga 110 lek litri e faturon 1300 lek. Bizele të ngrira nga 150 lek kg e faturon 350 lek të reja. Kosin nga 100 lek e faturon 120 lek. Makaronat nga 100 lek i faturon 180. Po citoj vetëm keto pak produkte pasi nuk llogaritet po të kalosh tek detergjentet që janë masë shumë të madhe dhe me çmime skandaloze perfshi dhe çarçafet e gabit që i sjell aty për çarçafë të rinj. Mos harro frutat me cilesitë më të dobëta perfundojnë në guzhinat e kopshteve për fëmijet tanë. Eshtë shumë e lehtë që keto që po të shkruaj prokuroria ti verifikojë kollaj. Gjithashtu Zhani i Konsipolit i therret drejtoreshat një nga një në zyrë duke ju bërë presion për të dhënë dorëheqjen sepse nuk janë në profilin e tyre ku ka drejtoresha që kanë nga 20 vjet eksperience në arsim. Burime të sakta flasin për nje liste prej 45-50 gra militante per ti zevendesuar ku gjoba për tu rekrutuar gjoja me testimet e famshme është 2.5 milion lek të vjetra. Nuk prish karieren time per ju thote Zhaneta, prandaj jepni doreheqje. Harova dhe kete z Berisha. Rregjistrimet e fëmijëve për çerdhe dhe kopështe i regjistron vetë..për gjithë tiranën..rrinë me ditë të tëra në pritje kur i teket asaj dha u merr nga 100 mijë lekë të vjetra..duke mohuar bordet e regjistrimeve në çerdhe dhe kopështet ku janë pjestarë dhe prindrit..pra thjesht për makutëri dhe abuzim..Shpresoj ta publikoni këtë babëzi të saj dhe grupit farefisnor të saj. Faleminderit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...