Takimi me aleatët/ Basha: Nuk ka hapje negociatash me një qeveri që s'organizon dot zgjedhje të ndershme

E Enjte, 05 September 2019 20:40

Në një dalje për mediat pas takimit me aleatët opozitarë në selinë e PD, Lulzim Basha është shprehur se, e vetmja zgjidhje politike e mbetur është zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.

Sipas liderit të opozitës, nuk mund të ketë hapje negociatash me një qeveri që nuk organizon dot zgjedhje të lira e të ndershme,

"Zgjedhje të lira e të ndershme nën kontrollin e një qeverie tranzitore. Nuk ka zgjidhje tjetër. Raporti tregon se institucionet kanë marrë fund. Ndodhemi para një momenti kyç. Në më pak se një muaj e gjysmë KE do të vendosë nëse do të hapë apo jo negociatat. Sa shishe janë hapur e janë mbyllur me funksionarë që nuk janë më në Shqipëri. Nuk kanë shans të hapen me një qeveri që nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme", u shpreh ndër të tjera Basha.

Login to post comments