Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Facebook” pas takimit që ka pasur me një delegacion të Komisionit të Venecias. Lleshaj me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se iu ka komunikuar zyrtarëve të Komisionit të Venecias se nuk u lejua asnjë lloj skenari apokaliptik, që dëshirohej nga politikanë të caktuar në vend.
Por duhet theksuar fakti që njerez Sandër Lleshaj në krye të institucioneve të vendit janë me pasoja apokiliptike për të ardhmen e vendit. Të paktën Lleshaj në detyrën që ka mbajtur si ministër i brendshëm si dhuratë nga kreu i organizatës Rilindje një anëtari të “bandës”, një ushtari të bindur i Ramës ka treguar se jo vetëm nuk ka perfomuar por veç të këqija i ka sjell këtij vendi. Sjellja e tij prej kamikazi në raport me qytetarët shqiptarë është treguesi më i qartë i një ministri në detyrë i cili merr porosi politike për ty sjell kundër një pjese të popullësisë që proteston dhe është kundra politikave të Rilindjes.
Sandër Lleshaj është një askush. Nga kompleksi i inferioritetit, çështjet e dhunës i ka me probleme si në kohën e diktaturës. Edhe tani mediokrit, mjeranët inferiorët për nga egërsia ia kalonin çdo lloj shefi dhe ktheheshin në xhelatë. Më këtë sjellje, më këtë format që është paraqitur ndaj shqiptarëve, Sandër Lleshaj e bën dhe Taulant Ballën jo Rilindas për nga pathosi që ndjekë Ramën. Është ky një ndër skenarët e mundshëm për djegien e parlamentit