Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Neës24 është shprehur se zgjidhja e krizës politike në vend do të vijë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë kësaj interviste Kryemadhi ka zbuluar edhe kushtin e Edi Ramës për tu ulur në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur krizën politike: kërkon që të mos i preken koncesionet e dhëna.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që i japin zgjidhje dhe që vendosin me shpatulla pas muri të gjithë klasën politike që duan apo nuk duan të ulen në tavolinë. Se nëse një palë thotë unë nuk ulem me Edi Ramën kryeministër dhe pala tjetër thotë unë ulem në tavolinë, por të jetë e panegociueshëm çështja e koncesioneve janë 2 gjëra që në një farë mënyre, një kryeministër, i cili kërkon që me çdo çmim të mbrojë koncesionet e tij, normal që kushdo të jetë, çdo shqiptar thotë unë nuk ulem me këtë kryeministër.
Pra duhet të vendosemi përballë një pozicionimi ose përballë një fakti të vendosur të opozitës sepse një kryeministër i cili ka qëllim në vetvete mbrojtjen e koncesioneve që janë në duart e 5 vetave dhe nuk ka problem as çështjen e demokracisë, nuk ka problem as çështjen e fjalës së lirë as çështjen e pluralizmit politik as çështjen e funksionimit të një parlamenti në mënyrë demokratike, as ngritjen e gjykatave as një reformë në drejtësi. Pra do të thotë një Kryeministër i cili për hir të së vërtetës i gjithë konturazhi i tij politik, ligjor edhe ekzekutiv e ka kthyer në funksion të mbrojtjes së koncesioneve dhe për hir të së vërtetës eliminimin e kësaj krize të themi mund ta sjelli vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me zgjedhjet të cilat do të krijonin një situatë komplet tjetër. Do të thoni ju pse në zgjedhje të lira?
Vet përgjimet e Bild të dosjes 184, të dosjes 339 tregojnë haptas që zgjedhjet e 2017 kanë qenë zgjedhje të inkriminuara dhe të intimiduara po dhe të deformuara nga bandat e krimit të organizuar dhe paratë e drogës.