Merkel asnjë premtim/ Kancelaria, Ramës: E mbështetëm Berishën për në NATO

Premte, 13 September 2019 14:33

Kancelaria Gjermane ka reaguar me një njoftim për mediat në faqen zyrtare në lidhje me takimin e zhvilluar nga Angela Merkel me Edi Ramën.

Në njoftim nuk shkruhet asgjë për ndonjë premtim që i është dhënë Ramës për hapjen e negociatave.

Në fakt në njoftimin për mediat, vihet më shumë theksi tek fakti se Gjermania ka mbështetur Shqipërinë në vitin 2009 për anëtarësimin në NATO dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin ballkanik në rrugën drejt BE-së.

Në njoftim thuhet se vendimin përfundimtar për votën gjermane për negociatat e Shqipërisë do ta marrë Bundestagu në fund të muajit shtator.

Gjermania bën thirrje për forcimi e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Njoftimi i Kancelarisë Gjermane për takimin Merkel-Rama:

55-vjeçari Rama është Kryeministër i Shqipërisë që nga 10 shtatori 2013 dhe u prit nga kancelarja gjermane Angela Merkel me nderime ushtarake.

Negociatat e anëtarësimit në BE

Në fund të shtatorit, Bundestagu do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel do të marrë ok-ej për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në samitin e BE-së që do të zhvillohet në mes të tetorit.

Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri

Gjermania mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit Ballkanik në Bashkimin Europian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin.

Shqipëria ka qenë për shumë vite vendi i bashkëpunimit me Gjermaninë për zhvillimin. Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit.

Më parë, Rama ishte në prill 2018 i ftuar në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera edhe afrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive.

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...