Rama: I plotësova kushtet duke bëra librin me zhgaravina, Merkel 'shpik' të tjera?!

Saturday, 14 September 2019 09:29

Në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian u fol për një libër tjetër ( Jo atë të Edi Ramës me piktura): raportin e progresit të Komisionit të BE-së për Shqipërinë, që u publikua në fund të majit, e ku, me gjithë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit, evidentohen një sërë sfidash që Shqipëria ka ende përpara.

Edhe ky takim ishte me dyer të mbyllura, por sipas pjesëmarrësve, kryeministri shqiptar, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve gjermanë për sfidat që rezultojnë nga vërejtjet e progres-raportit. Për shumë deputetë të CDU/CSU-së shmangja e disa prej këtyre mangësive janë kushte, për çeljen e kapitujve të negociatave. Ato kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar, sidomos atij të drogës dhe realizimi i reformës zgjedhore. Ky ishte konsultimi i fundit i deputetëve në Bundestag, para se të krijonin opinionin për Shqipërinë, të cilin, sipas të gjitha gjasave do ta hedhin në votë në datën 27 shtator.

Shefi i komisionit parlamentar për çështje të BE-së, Günter Krichbaum, CDU, një nga politikanët më skeptikë deri tani për çeljen e negociatave me Shqipërinë, nuk u prononcua pas dëgjimit të Ramës në Bundestag. Por një ditë më parë, në një intervistë me DË, ai kishte deklaruar, se nuk e përjashton mundësinë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin në rrugë të ndryshme drejt BE-së.

Këtë situatë pas vizitës së kryeministrit Rama në Berlin të pasqyruar nga DË, si dhe skepticizmin dhe kundërshtinë e fortë të presidentit francez , Macron, ka `komentuar` edhe mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu nëpërmjet punës së tij të fundit, botuar ditën e sotme në Mapo; Pengesa të reja gjermane për Ramën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...