Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama!

Saturday, 14 September 2019 11:43

Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama! Kjo qendër ha njërën tribunë të stadiumit dhe një pjesë të fushës!” Ky është denoncimi i ri edhe më fortë që ka bërë sot, ish-kryeministri Sali Berisha, në adresë të stadiumit kombëtar, që po propagandohet me bujë nga Kryeministrit. “Lexoni akuzat e rënda dhe shikoni foton e qytetarit dixhital,” ka ftuar Berisha në vijim të denoncimit të ri në Fb.

Përshëndetje z. Berisha.

 

Po ju shkruaj për të denoncuar gjymtimin e Arenës Kombëtare për llogari të klanit Rama.

Përveç kullës 27- katëshe që keni denoncuar edhe ju dhe që të gjithë e flasin si kullë të klanit Rama, në mënyrë pothuajse të fshehtë del se 1/3 e Arenës Kombëtare e ka marrë Qendra tregtare, e cila thuhet se është e tëra pronë e klanit Rama.

Për shkak të ndërtimit të saj, Arena nuk do të përdoret për gara atletike sepse është zvogëluar fusha, përveç kësaj qendra e klanit Rama ka zhdukur njërën tribunë të Arenës Kombëtare.

Stadium skandaloz. Rëndësi ka që qendra e tij të dilte mirë, po stadiumi gjysmak si përherë.

Dhe tani Rama na mburret me qendrën tregtare familjare.

E mbante të fshehtë në videot tri dimensionale, por tani dalin pamjet që tregojnë se çfarë stadiumi ka bërë.

Më mirë të quhet Qendra Tregtare Rama dhe fushë stërvitje e Kombëtares, sepse në fakt kështu e kanë katandisur.

Me respekt.

1 / 1
 

PAMJET E MARRA SE FUNDMI NGA ARENA KOMBETARE

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...