Manjani: "Përfaqësohemi nga pordhacë me atlete"

Saturday, 14 September 2019 12:06

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një shënim në profilin e tij në facebook, duke komentuar hapjen e negociatave, e cilëson këtë pritshmëri si luga bosh me të cilën do të tentohet të ushqehet ky popull/

‘Luga bosh e negociatave

Negociatat janë vetëm luga bosh me të cilën do tentohet të ushqehet ky popull.

Asgjë, po asgjë fare nuk ndryshon në jetën e njerëzve që ju ka rënë për hise të gdhihen e ngrysen në kët vend.

Në daç të vendoset hapja, në daç të vendoset mos hapja, njerëzve do ju hapen trutë me propagandën e lufës bosh.

E ç'lugë pa! Lugë europiane. Kjo e fundit se di më se ku është për vete se s'është më e sigurtë as ta japë e as të mos e japë lugën.

Ndaj, në paçi mëshirë o qeveritarë e politikanë (pozitë e opozitë), boll na hapët trutë me kët muhabet.

Mblidhni trutë tuaja e bëni diçka që këtij vendi ti ndalet hajnia e parave e pasurisë publike me PPP e koncension; ti kthehet njerëzve liria e t'u jepet mundësia të votojnë demokratikisht; tu jepet njerëzve shteti që mungon, pushtetin mbajeni për vete se nuk bën 1 lekë.

Bëni një gjë të mirë për vendin tonë të përbashkët, se vetëm atëhere do jemi në Europë si europianë.

Se sot jemi trafikantë, kriminelë e të korruptuar që përfaqësohemi nga pordhacë me atlete. Kështu na njeh Europa reale, tek kufinjtë e së cilës merremi në pyetje e trajtohemi si njerëz me rrezikshmëri të lartë.

Nuk ndryshon asgjë nganjë vendim me apo pa kushte, për të çelë ose jo negociatat.

Vendimi për të ndryshuar situatën më të keqe të mundshme ku gjendemi, merret këtu në Shqipëri.

Askund tjetër!

Këtu është vendosur gjithmonë. Kush mendon se vendosen jashtë këto gjëra, është naiv ose partiak që bën propagandë.

As më kërcet fare me thënë të drejtën hapen apo nuk hapen negociatat.

Shqipëria reale ka halle më të mprehta, ku i pari në radhë është rikthimi i parlamentit pluralist.

Pa parlamentin e mbushur me përfaqësues të popullit dhe jo të qeverisë, nuk bëhet asgjë.

Asgjë fare!’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...