Thellohet skandali me rrugën e Arbrit, “Gjoka konstruksion” nuk ka dorëzuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës

Hënë, 16 September 2019 14:30

News24 zbardh një tjetër skandal të kompanisë “Gjoka Konstruksion”, që po ndërton “Rrugën e Arbrit’. Në shkresën që ARRSH i ka dërguar agjencisë së prokurimit publik në datën 12 shtator rezulton se Gjoka Konstruksion përvec shkeljeve të tjera, nuk ka deklaruar në mënyrën e duhur emrat e anetarwve tw bordit mbikwqyrws tw kësaj kompanie, që kryen punimet për ‘Rrugën e Arbrit’ e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.

‘Rezulton se “Gjoka Konstruksion sha” ka dorëzuar shtojcën 8 ‘Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme’ nga ku rezulton se nuk ka deklaruar në formën dhe mënyrën e duhur emrat e anëtarëve të këshillit mbikqyrës, sipas shtojcës 8 të dokumentave standarte të tenderit e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.’

ARRSH thotë se bëhet fjalë për mosplotësimin në formën e duhur të një shtojce e cila është pjesë përbërëse e dokumentave të procedurës së prokurimit dhe është e detyrueshme që të plotësohet sipas formatit të miratuar nga organet ligjzbatuese.

‘Për këtë shkak shtojca e dorëzuar nga anëtari i bashkimit të përkohshëm të operatorëve ekonomik 11 Marketing&Distribution shpk nuk konsiderohet e rregullt pasi nuk përmban të gjithë elementët e nevojshëm dhe të detyrueshëm për tu plotësuar’.

Grupi i punës i ngritur nga ARRSH  në përbërje të së cilit janë katër inxhinierë ka dal në përfundimin se dokumentacioni administrativ-ligjor-kualifikues i paraqitur  nga ‘Gjoka konstruksion’ dhe operatorët e tjerë nuk është i plotë dhe nuk përputhet me kriteret e veçanta të kualifikimit.

(BalkanWeb)

Modifikuar më Hënë, 16 September 2019 14:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...