Më në fund Edi Rama u kujtua se korrupsioni dhe vjedhjet po shkatërrojnë jo vetëm qeverinë e tij, por gjithë shtetin, Shqipërinë. Dje ai u kërkoi studentëve në mënyrë flagrante që të denonconin të korruptuarit në universitetet shqiptare dhe përmes denoncimeve me fakte, ata student do të përfitonin një vit bursë nga qeveria. Rama e quajti këtë platformë denoncimi si aleatë studentët të cilët pas faktimit me prova përfitojnë edhe të mira materiale nga qeveria.
Po sot Rama shpalli se do të bëjë të njëjtën platformë denoncimi edhe për biznesin duke synuar largimin nga radhët e administratës të inspektorëve tatimorë të papërshtatshëm dhe të korruptuar që dëmtojnë biznesin e ndershëm.
“Së shpejti bëjmë publike masat e reja ku çdo biznes duke filluar nga i vogli për të denoncuar çdo personazh që vjen në dyqan dhe bën presion dhe shqetëson duke shkelur etikën dhe kaluar përtej kufijve të ligjit, ndihmë për biznesin dhe për shtetin duke na ndihmuar të identifikojmë personat e papërshtatshëm”-vijoi kryeministri
Por kryeministri nuk i merr parasysh denoncimet e qytetarëve dhe zyrtarëve të opozitës për PPP-të, aferat korruptive të ministrave dhe drejtorëve të ministrive. Këto janë standardet e dyfishta të kryeministrit, i cili ka lëshuar në terren nëj lkukuni çakejsh që po vjedhin, shpërdorojnë gjithçka të shtetit dhe nuk u hyn as një gjemb në këmbë.