Avokati tregon se përse `qau` Tahiri gjatë gjyqit të sotëm dhe mesazhin "Rama është shefi i madh"

E Enjte, 19 September 2019 13:02

Në një prononcim për gazetaren, Klodiana Lala, në `News 24` avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia, ka folur edhe për mesazhin “e koduar” të klientit të tij kundrejt kryeministrit, Edi Rama, të cilin në sallën e gjyqit e ka cilësuar; “shefi im i madh”.

“Shqipja është e bukur dhe e larmishme. Tahiri tha “si e keni hetuar ju prokurorët që jam unë shefi i madh”, në kontekstin që prokurorët s’kanë bërë hetim. Tahiri thotë “aq të apasionuar jeni për të më bërë me faj, sa thoni se unë jam shefi i madh, kur unë kam qenë në takime zyrtare, me Komisionierin dhe pastaj me Ramën”. Tahiri thotë që “në krim nuk jam unë shefi i madh, por në politikë shefi i madh dihet kush është”, ka shpjeguar gjithsesi me një gjuhë të disa kuptimtë Haxhia, deklaratën e Tahirit ku përfshin edhe kryeministrin.

Avokati i njohur gjithashtu është pyetur nga gazetarja, edhe për gjendjen shpirtërore të klientit të tij, i cili është parë gati duke lotuar në seancë.

“Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij. Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë. Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme”, ka thënë mbrojtësi ligjor i Tahirit në këtë prononcim menjëherë pas seancës së sotme, e cila do të mbyllet në orën 16.00 me vendimin e trupës gjykuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...