Kuvendi i Republikës ka rrëzuar dy dekrete të tjera të Kreut të Shtetit. Bëhet fjalë për Ligjin e Akademisë së Shkencave si dhe ligjin e ndryshimeve në Kodin Penal.
Deputetët dhe kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla bënë sot diskutime të gjata për këto çështje, ndërsa në fund Kuvendi çoi në votim dhe dy dekretet e Metës, të kthyera për ndryshim, u rrëzuan me shumicë votash
Si u votua në Kuvend:
Dekreti i Presidenti për Kodin Penal
85 vota kundër; 11 pro; 2 abstenim
Dekreti për Akademinë e Shkencave
20 vota pro; 78 kundër; 5 abstenim