Tirana International Film Festival/Oscar Qualifying këtë edicion është një rast i jashtëzakonshëm për të ndjekur filmat e fundit të Pedro Almodovar, Yorgos Lanthimos, RetrospecTIFF nga Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, të dy anëtare të Akademisë së Artit e Shkencës SHBA, Oscar Nominated Short Films 2019, EFA Nominated Short Films 2018, etj. Në edicionin e 17 të TIFF nga data 23 deri më 29 shtator, këtë vit publiku do të ketë mundësinë të ndjekë premierat kombëtare: The Father by Petar Valchanov, Kristina Grozeva, fitues në Karlovy Vary FF 2019; Take Me Someëhere Nice by Ena Sendijarevic , fitues në Sarajevo FF 2019; Cold November by Ismet Sijarina, Official Competition San Sebastian FF 2018; Aga’s House nga Lendita Zeqiraj, Official Selection in Karlovy Vary FF 2019; Rounds nga Stefan Komandarev, Official Competition Sarajevo FF 2019; The Van nga Erenik Beqiri, Official Competition Cannes FF 2019; An Unforgettable Spring in a Forgotten Village nga Kushtrim Bekteshi. Në festival, filmi mbyllës si premierë kombëtare do të jetë Open Door nga Florenc Papas, që kishte premierën botërore në “Sarajevo FF 2019”. Përveç programit të konkurrimit, Tirana International Film Festival (TIFF), që do të zhvillohet në kinema Millennium, rezervon një hapësirë të madhe për programet dhe shfaqjet speciale. Tema e këtij viti do të jetë “Tranzicioni”, një temë kjo kushtuar 30 -vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ndërsa motoja është “No Change, Exchange”. Me rastin e këtij edicioni të 17-të të TIFF, shtatë juritë ndërkombëtare të përbërë nga skenaristë kryesorë të filmit, regjisorë, producentë kritikë, dhe mes tyre edhe dy anëtarë të Akademisë, do të vlerësojnë filmat duke ndarë edhe çmimet përkatëse në natën përmbyllëse. “Tirana International Film Festival” është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve, aftësinë selektive të filmave, programit të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë. Për këto arsye Tirana International Film Festival pas aplikimit u kualifikua si festival nga Academy of Art and Sciences USA me të drejtën që fituesi i Best Short Live Action/Animation të renditet në listën nga ku do të dalin fituesit e “Oscar” për këto kategori. Ky vlerësim e rendit TIFF midis 94 festivaleve më prestigjioze të planetit si: Cannes, Berlin, Locarno, Sundance, Tribeca, etj.