Vasili: “Nuk duhet të humbasim trenin e Europës”

E Enjte, 19 September 2019 14:09

Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha sot se Shqipëria është në një krizë të gjithanëshme. Sipas tij, vendi ynë për shkak të politikave të gabuara rrezikon një izolim të plotë ekonomiko-politik.

“Nuk duhet të humbasim trenin e Europës. Kriza në të cilën ndodhet Shqipëria është një krizë e shumëanshme, kushtetuese, politike, sociale, por mbi të gjitha është krizë përfaqësimi që do të thotë se vota e shqiptarëve ka humbur vlerën. Kjo situatë kërkon mentalitet të ri, kërkon vënien e interesit të vendit para të gjithave, pasi Shqipëria rrezikon një izolim të plotë politiko-ekonomik. Shqipëria nuk mund të luajë me fatet  e veta.”- tha ndër të tjera, Petrit Vasili.



Login to post comments