Zjarr në Qytetin Studenti. Nga raportimet e para mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe për shkak të erës, zjarri është përhapur në një kohë të shpejtë duke iu afruar disa banesave. Madje nga vendngjarja dëshmitarët thonë se një shtëpi ka marrë flakë.