Zagani: Gjyqtarja që s'futi në burg Tahirin më futi mua

Premte, 20 September 2019 16:32

"Doli ashtu siç e kishte parashikuar. Saimir Tahiri do të dënohej sa për sy e faqe. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama."

Ky është opinioni i Dritan Zaganit në një lidhje telefonike për Ora News sot pasdite.

Ish drejtuesi i policisë i cili ka denoncuar lidhjet e policisë me trafikantët e drogës në Fier e Vlorë deklaroi se gjyqtarja e trupit gjykues që dha dënimin për Tahirin futi atë
(Dritan Zaganin) në burg me kërkesë të ish ministrit të brendshëm

Intervista u mor nga gazetari i Ora News, Leftion Peristeri.

Pyetje: A jeni i zhgënjyer që zoti Tahiri nuk do të shkojë në burg?

Dritan Zagani: I zhgënjyer nuk kam pse të jem, Jam i kënaqur që parashikimi im ka dalë. Do bënin diçka për ti hedhur pluhur situatës në të cilën ndodhet momenti që po kalon qeveria në vendin tonë. Jam i kënaqur për veten time. Kjo është një provë domethënëse që unë të çoj shtetin shqiptar në Strasburg sa më parë të mundem.

Në prizmin personal jam shumë i kënaqur, në prizmin e situatës është diçka që do ndodhte: Saimir Tahiri nuk do shkonte në burg se po të shkonte do të shkonte dhe Edi Rama. Ai mori një dënim simbolik, një dënim sa për sy e faqe. Këtë e kam thënë. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama ai që është. Harrojeni!

Pyetje: A mendoni se gjyqtarët kanë qenë nën presion?

Dritan Zagani: Çfarë presioni, atje nuk ekziston gjykata e prokuroria. Kryetare e trupit gjykues ishte një gjykatëse që më futi mua në burg, me kërkesë të Saimir Tahirit. Nuk ekziston asnjë hallkë e shtetit jo më drejtësia. Drejtësia ishte një paçavure sot është kthyer në një vegël kaq.

Pyetje: A prisni që njerëzit e vërtetë që kanë qenë të lidhur me trafikun e drogës të dënohen nga drejtësia e re?

Dritan Zagani: Kjo është një vorbull që është shpej të parashikohet. Kemi rol të brendshëm dhe të rol të jashtëm. Ata që janë të brendshëm kanë interes të mos funksionojë drejtësia. Në shqipëria mafia vendos nëse do bëhet apo nuk do bëhet, kush do shkojë apo nuk do shkojë në burg. Kjo qeveri kanabizoi Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...