Strazimiri për Tahirin: Padrejtësia u ngrit në sistem

Premte, 20 September 2019 16:35

Narko vendim nga ajo që quhet drejtësi e re. Kështu e cilësoi ish-deputeti demorkat, Gent Strazimiri, vendimin e  Krimeve të Rënda për të liruar nga akuza e trafikut të drogës, ish-Ministrin Tahiri dhe duke e dënuar për shpërdorim detyre. Strazimiri, tha se kjo është një tallje për gjithë ata qytetarë që janë dënuar pse nuk kanë pasur mundësi të pagujnë energjinë. 

Ish-deputeti demokrat Gent Starzimiri, rrëzimin e akuzave për trafik droge dhe denimin për shëprdorim detyre të ish ministrit Tahiri, e cilëson si narko vendim. Në një intervistë për televizionin Ora, Strazimiri tha se tashmë padrejtësia është ngritur në sistem.

Strazimiri: Kjo është një tallje për çdo shqiptar për ata që kapen me një gotë alkool me sy. Për ata që janë arrestuar dhe akoma kalben burgjeve sepse nuk kanë pasur mundësi financiare të paguajnë faturat abuzive të energjisë elektrike.  Për secilin prej atyre dyqanxhive të vegjël që përpiqen të rregullojnë në një farë mënyre mundësinë për të shitur pak më shumë dhe për të cuar pak më shumë bukë në shtëpi. Kjo është një padrejtësi e ngritur në sistem, kjo është nmjë padrejtësi që ka marrë vulën e narko trafikut, e narko gjykatave, e narko vendimit.

Ish ministrit Tahiri, Partia Demokratike i ka rezervuar qindra deklarata të mbushura me akuza, ndoshta më shumë se për çdo ministër në histori. Gent Strazimiri thotë se ky rast, është dëshmi e parë e dështimit të reformës në drejtësi.

Strazimiri: Është narko vendimi i parë brutal i ardhur nga kjo që këta e quajnë drejtësia e re.

Në këtë pikë ish deputeti demokrat nuk e  kursen ironinë.

Strazimiri: Dje Gjykata ka marrë një vendim që t'i thotë një të dënuari për trafik droge, për organizatë krimianle të kryer përmes pushtetit në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë sistemik, për një periudhë të gjatë kohe, në pjesën më të madhe të akuzave që ka pasur dhe që kanë qenë publike, i ka pranuar vetë me gojën e tij dhe në fund i ka thënë të të vijë turp që nuk skuqesh. Ditën e enjte të paraqitesh me prindin.

Për Partinë Demokratike, Saimir Tahiri mbetet një ish minsitër i lidhur me krimin, ndërsa ish-deputeti Strazimiri thotë se akuzat ndaj tij  janë faktuar dhe provuar ndër vite nga raportet ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...