Klouni lyp dialog!

Saturday, 21 September 2019 10:13

Pak ditë më parë, Edi Rama, u ul dhe shkroi një letër tjetër dhe i lypte dialog Opozitës e cila prej 7 muajsh, refuzon që të jetë fasadë e një Republike të uzurpuar nga Rilindja dhe një grushti individësh të botës së krimit ekonomik-financiar.

“Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetë përjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj edhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat - sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte”, shkruante Rama.

Pra sipas këtij kryeministri tashmë ilegjitim, i vetmi problem madhor që duhet të diskutohet në Shqipëri është Reforma Zgjedhore dhe kjo madje e udhëhequr nga një komision parlamentar që drejtohet nga Damian Gjiknuri, i cili ishte i deleguari i vetë Ramës për të drejtuar operacionin e paprecedentë për vjedhjen dhe blerjen e votave, në zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2015.

Menjëherë pas kësaj ftese, opozita ju përgjigj duke e quajtur kloun që përpëlitet, duke i vendosur “si kusht” arrestimin e Damian Gjiknurit, Vangjush Dakos dhe të gjithë atyre të implikuarëve në blerjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të kapur në përgjimet e dosjeve 184 dhe 339.

Ndërkohë që Bundestagu gjerman i vendos 10 kushte për hapjen e negociatave mes të cilave edhe kushtetutshmërinë e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, arrestimin e qeveritarëve të korruptuar dhe veçanërisht ndjekjen penale të Gjiknurit dhe kompani që kanë dalë në përgjime me rastin e zgjedhjeve, 2015 dhe 2017, Rama si një kloun cirku nga ana e tij, nuk pranon asnjë kusht nga opozita.

Pikërisht këtë farsë të radhës që po kërkon të luajë Rama me synim amnistimin e vetvetes duke ulur krerët e opozitë së bashkuar, e ka pasqyruar në punën e tij të radhës botuar në, Mapo, mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...