Lufta brenda Rilindjes për milionat

Saturday, 21 September 2019 11:47

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve patën një “sherr grash” mes tyre. Nuk u kapën për flokësh, as e shanë njëra-tjetrën në zhargon adoleshentesh që grinden për një mashkull, por secila kërkoi ti dilte e vetja. Njëra kokë do hahej dhe Rama zgjodhi të bënte kurban kushërirën e tij të largët, ndoshta për nga breznia të një rangu si i Sajmir Tahirit me Habilajt e Vlorës.

Në lojë ishte tuneli Kardhiq-Delvinë, nja 20 milionë euro investim dhe përzgjedhja e kompanisë. Në rolin e drejtoreshës, Qato zgjodhi kompaninë italiane si fituese, ministrja preferoi “Gjoka Konstruksion” dhe në fund ishte Balluku që anuloi gjithë tenderin, me argumentin se mungonte financimi dhe në një kohë tjetër do të rihapej sërish gara. Dy gratë u zënë, rruga mbeti në mes.

Por aty nuk ishte diskutim zyrtarësh të lartë për çështje parimore. Balluku dhe Qato duket se shkuan drejt konfliktit të hapur, aq sa të kapeshin për lesh koke për çështje pazari. Të dyja kompanitë si “Gjoka Konstruksion” ashtu edhe ajo e “Vëllezërve Hysa” e cila dyshohet se fshihej pas emrit të një kompanie italiane të sapokrijuar, u futën në një proces dukshëm me aferë, që i shpërtheu era deri në zyrat e kryeministrisë.

Në fund tenderi u anulua, as njëra dhe as tjetra nuk fërkuan dot duart, por koka e Qatos iku, verdiktin e dha vetë kryeministri që detyroi drejtoreshën e tij të largohej. Në këtë pikë është sot Rilindja. Nuk është vetëm çështje e një tuneli, por e errësirës dhe makutërisë së abuzimit me pushtetin. Sot Rilindja po ha veten. Bandat e zyrtarëve, ata të kollarisurit, parfumshtrenjtët dhe llogarimëdhenjtë e bankave, po sulmojnë njëri-tjetrin, edhe pse politikisht sa për koperturë militojnë brenda një subjekti.

Disa muaj më parë kryeministri Edi Rama kur u pyet për krimet e rënda të vrasjeve të organizuara u shpreh: “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, duke iu referuar grupeve kriminale. Vetë pushteti nga maja deri në pjesën e poshtme është kthyer në bandë jo nga ato që vendosin maskat në kokë, por si “armë” kanë firmën dhe vulën, pas së cilës ikin miliona auro, në tendera, kryesisht në infrastrukturë.

E njëjta përplasje është edhe në administratën më pushtë, pranë kadarsrave, tek Aluizni, tatimet, doganat dhe kudo tjetër që kanë një lloj autonomie në administrimin e fondeve publike. Përplasjet mes Rilindasve, që për ideal të partisë kanë pasurimin sa më të shpejtë dhe trafikun e influencës janë fuqizuar, por aq shumë kanë shtuar potencialin e tyre sa nuk durojnë që dikush tjetër të rrëmbejë nga fondet publike.

Deri më tani kryeministri Edi Rama ishte munduar që të qetësonte vrullin e burrave të Rilindjes, që u ka shpërthyer sherri mes vetes, tashmë do merret edhe me gratë e tij të pushtetit. Bandat po dalin sheshit, plaçka që po bëjnë i ka futur në konflikt, ndërsa qytetarët janë ne mes të luftës brenda llojit dhe po vuajnë pasojat e pushtetarëve.

Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...