Narkogjykata nuk dënoi Ramën, jo Tahirin!

Saturday, 21 September 2019 11:49

Ka "të drejtë" që të revoltohet Tahiri, madje të kërkojë edhe pafajësi, pse jo edhe dëmshpërblim. Ai e tha shkoqur, po kush ka veshë e mend e kupton, e kush ka nuk do gjykon ashtu si ia do qejfi. Gjtykata e Krimeve të Rënda, të cilës iu deshën plot 11 orë për një vendim, nuk dënoi Tahirin, madje e fali atë, por ajo në të vërtetë ka falur Ramën se Rama është dhe ishte jo vetëm në dijeni të aktivitetit kriminal të ministrit, por edhe nxitësi e përfituesi kryesor i gjithë aferes kriminale të drogës, trafikut të Taihrit e kushërinjve të tij. Se droga ishte e Rames jo e Tahirit, ndaj edhe dënimi apo jo i Tahirit ishte dënim për Ramën, "bosin" apo shefin sic e quan Tahiri.

Dhe ashtu siç kishte paralajmëruar me heret,  ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë para mediave për të shpjeguar ashtu siç tha ai të vërtetën e tij. Tahiri e nisi deklaratën e tij me duke i cilësuar gënjeshtra akuzat ndaj tij jo vetëm nga prokuroria.

“Nuk është më e re as për ju e as për njeri se si kaluan 2 vite dhe se si pas 2 vitesh hetime nga prokuroria për krime të rëndë me akuza dhe më të rënda karroca e prishur e dyshimeve për mua ndaloi në stacionin e parë. Dy vjet gënjeshtra brenda e jashtë prokurorisë dhe për 2 vjet me radhë heshta përballë gjithë akuzave e gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë dhe për të mos e çuar kurrë gjyqin para drejtësisë. Unë kam besuar që nuk duhet të ishte një gjyq popullor por shembullor.
Sa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë e tyre për mua me shpifje e akuza dhe sa analistë kanë nxjerrë konkluzione të gënjeshtërta për mua. Heshtja ime gjithmonë vinte e bëhej më e rëndë, heshta në të mirë të drejtësisë. E kisha kollaj ta mbaja mandatin e deputetit”, deklaroi Tahiri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...