Shqipëria, një “ferrë” në hartën e Erdoganit

Saturday, 21 September 2019 12:27

Një udhëtim në rrënjët e krizës dhe duke lexuar shenjat e një përplasjeje që po ndodh në Shqipëri

Nga Alessandra Briganti

(Il Giornale)

Edhe në gjuhën alarmante që përdor gazetari investigative i Il Giornale-s, shihen pasojat e një diplomacie personale dhe të dëmshme që ka ndjekur këto 6 vite e gjysëm Edi Rama. Ngritja e Turqisë në nivelin e aleatit strategjik ishte guri kilometrik i një diplomacie që u vu tërësisht në shërbim të kolltukut të kryeministrit e që ka sjellë si pasojë rrënimin e demokracisë shqiptare (nën shembullin e aleatit të Bosforit) dhe shndërrimin e Tiranës zyrtare në një partner të pabesueshëm për Uashingtonin dhe vendet e tjera të NATO-s.

Në investigimin e Il Giornale-s, vëmendja kryesore përqendrohet tek përplasja Erdogan-Gylen në Shqipëri, por përfundimi që del është alarmant për Shqipërinë: ajo është shndërruar në një gjemb për politikën megalomane të Erdoganit, por në rast se beteja përfundon në mënyrë pozitive për osmano-mëdhenjtë, vendi ynë rrezikon të kthehet në një gjemb për politikat globale të ShBA-së.  

Prandaj, përplasja Erdogan-Gylen dhe shenjat që dha memoriali i 15 korrikut në Parkun e Liqenit s’duhen parë si budallallëqe të bashkisë së Tiranës, por si pjesë të një përplasjeje që po i bën shumë dëm orientimit euro-atlantik të vendit.

Ilir Nikolla

“Jemi 3 milionë kushërinj, që dimë gjithçka për gjithkënd”. Ky është refreni kolektiv që e dëgjoj kudo gjatë udhëtimit tim në Shqipëri, kur pyes se ç’po ndodh mes Erdoganit dhe Tiranës. Por prapëseprapë, kujtoj se edhe në familjet më të mira shfaqet gjithmonë diçka që është më mirë të mos dihet ose të paktën të mos thuhet më zë të lartë. Në vendin e shqiponjave, thuhet nën zë, pas vellos së formalizmit, se nëndhe po zhvillohet një përplasje e ashpër, përplasje që zë fill 15 korrikun e 2016-s, natën e asaj të premteje, kur nisi edhe metamorfoza e Turqisë së Erdoganit. Nata e grushtit të dështuar të shtetit i vuri përfundimisht kryqin fjalës demokraci turke dhe hapi një kapitull të ri për vendin, një kapitull të mbushur me persekutime, procese të montuara dhe burgosje arbitrare. Në shënjestër është FETO, rrjeti që drejtohet nga Fejtullah Gylen. Është një gjueti që e ka kapluar krejt “udhëheqësin”. Askush s’po kursehet, bile as SHBA, atje ku aktualisht ndodhet i dyshuari numër 1 i Grushtit të Shtetit, as Evropa, e konsideruar fajtore se i ktheu krahët aleatit turk në atë natë nevoje.

Pastaj kemi edhe Ballkanin, një rajon ku Erdogani ka investuar shumë në ndërtime minaresh, me iluzionin e ringjalljes së perëndorisë otomane.

Në këtë rajon, i mbikëqyruri numër 1 është Shqipëria, ”qendra e aktivitetit të gylenistëve në Ballkan”, siç eshtë konsideruar nga ministri i jashtëm turk Çavushoglu. Dhe jo rastësisht! Qysh prej rënies së komunizmit, Gyleni, atëherë i mbështetur nga vetë “udhëheqësi”, nisi të mbushte skutat e lëna bosh nga shteti shqiptar me organizatën e tij. Ishte një operacion i thellë, veçanërisht në sektorin ku edhe formohet elita shqiptare, e tashmja dhe e ardhmja: u hapën shkolla, universitete e qendra kulturore, nga më prestigjiozet në vend. Këto vende u shndërruan edhe në kursin e ri të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Tiranës. Shqipëria, prej 5 shekujsh kishte qenë toka e zaptuar e perandorisë osmane, megjithë tentativat për rezistencë të princërve shqiptarë, më i njohuri prej të cilëve Skënderbeu. Kjo kohë ishte edhe koha e konvertimit në islam të shqipërisë, e cila sot e kësaj dite është nëj nga të paktat vende evropiane me shumicë myslimane.

Por përpara rënies finale të Perandorisë Osmane në fakt, kishte marrë fund dominimi i saj në territoret shqiptare, edhe pse çka mbeti më pas ishte mosbesimi i madh mes dy vendeve, një mosbesim që mund të themi se u kapërcye veç pas rënies së komunizmit dhe nisjes së luftërave në Ballkan, kur Ankaraja u angazhua që konflikti në rajon të mos zgjerohej edhe në Shqipëri. Pushtuesi ishte shndërruar në aleat dhe çuditërisht islami po shërbente si një element farkëtimi i kësaj aleance.

Mesditë e nxehtë pranvere. Në parkun e Namazgjasë ndodhen një numër i madh njerëzish, të cilët shëtisin papushim e indiferentë përpara xhamisë së keqkuptimit. Deri para pak kohësh, besimtarët e gdhinin në këtë shesh, duke kërkuar ngritjen e xhamisë së premtuar nga kryebashkiaku Edi Rama në 2010, por një premtim i tillë ishte dhënë edhe më herët nga kryeministri Sali Berisha.

Komunizmi e pat shndërruar Shqiëprinë në vendin e vetëm ateist në botë. Xhamitë, katedralet, kishat ortodokse u shkatërruan apo u lanë të rrënoheshin, u shpronësuan apo në rastin më të mirë u kthyen në muze. Pas ’90 erdhën vitet e rindërtimit. Për të gjitha fetë, përjashtuar atë islame. Sipas intelektualit Fatos Lubonja, myslimanët janë një shumicë e diskriminuar, sepse cilësohen si ndjekës të “fesë së pushtuesit”. Për ta zgjidhur hallin, mendoi vite më vonë Erdogani, i cili me një investim prej 30 milionë eurosh, kontribuoi në ngritjen e Xhamisë së Madhe të Tiranës. S’është as kontributi i parë e as i fundit në këtë fushë, por është padiskutim kontributi për ndërtimin e xhamisë më monumentale në Ballkan.

“Xhamitë janë kazermat tona, kupolat helmetat, minaret bajonetat dhe besimtarët ushtarët tanë” pat recituar Erdogani më 1997-n, vargjet e Zija Gokalpit, ditën kur u dënua me 10 muaj burg për nxitje të urrejtjes fetare. Por në fakt ato s’ishin vargje të thjeshta për Erdoganin. Ato ishin një manifest i vërtetë politik. Vitet e fundit Turqia e ka rritur mbështetjen e saj për bashkësitë islame në botë, përfshirë edhe Shqipërinë. Këtë operacion e bën kryesisht përmes agjencisë TIKA dhe ministrisë së fuqishme të çështjeve fetare “Diyanet”, dy institucionet që po luajnë një rol kyç në restaurimin e strukturave kulturore të epokës otomane si dhe në financimin e xhamive e mbështetjen e të rinjve që shkojnë të studiojnë në Lindjen e Mesme.

Rruga që lidh Ankaranë me Tiranën nuk është e asfaltuar vetëm nga minaret, por edhe nga investimet tregtare. Vtin e shkuar investimet turke në Shqipëri mbërritën në 2 miliardë euro, kryesisht investime të shoqërive të tilla si Kurum, Albtelecom, Eagle Mobile e BKT, institucioni kryesor i kreditimit, i cili është nën kontrollin e grupit turk Çalik. Në investimet e afërta, planifikohet ndërtimi i aeroportit të Vlorës, me një shumë prej 90 milionë eurosh, një shumë që do të derdhet nga të njëjtat firma që kanë kontribuar edhe në ndërtimin e aeroportit të Stambollit. Me këtë projekt investimi, bashkangjitet edhe projekti i Air Albania, kompania ajrore me flamur shqiptar, që mundësohet nga investimi i Turkish Airlines, e cila do të ruajë edhe 49 % të kompanisë që do të krijohet.

Që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes së tregtisë së lirë, dy vendet kanë intensifikuar edhe shkëmbimet tregtare. Vitin e kaluar, volumi i shkëmbimit tregtar ishte pak më shumë se 400 milionë euro, sipas një raportimi të ministrit të jashtëm turk Çavushoglu. Kjo e dhënë është e rëndësishme sepse flet për faktin se Turqia tashmë është shndërruar në një faktor thelbësor për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Por prapëseprapë, idili mes Shqipërisë dhe Turqisë, rrezikon të shkërmoqet. Thuhet, pa u shqiptuar publikisht, por sikleti është ai i njëjti, Fejtullah Gyleni. S’ishte bërë akoma grushti i shtetit, kur Erdogani i kërkoi formalisht Shqipërisë mbylljen e shkollave gyleniste, të cilat frekuentoheshin atëhere nga rreth 6500 studentë. Përgjigjja e atëhershme e presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani ishte e prerë: “Këto shkolla nuk paraqesin kërcënim as për Shqipërinë e as për Turqinë”. Për ta bërë edhe më të qartë qendrimin e tij, të nesërmen, presidenti Nishani shkoi për vizitë në Kolegjin “Turgut Ozal” në Tiranë, njëra nga shkollat e kërkuara të mbyllen nga Erdogani.

Të nesërmen e grushtit të shtetit, situata precipitoi. Ankaraja kërkoi me ngulm verifiimin e të ardhurave të shkollave,ojq-ve, fondacioneve, qendrave kulturore e spitaleve që ajo mendonte se i përkisnin organizatave gyleniste. Nga Tirana, në Shkodër, Kavajë, Elbasan e Berat, rrjeti gylenist shtrihet thuajse në të gjithë vendin dhe për secilën kërkohet një verifikim i hollësishëm. Por Tirana po reziston dhe kundërpërgjigjet me akuzën: “presionet turke janë ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë”.

Mars 2019: Konflikti i nëndheshëm del në sipërfaqe dhe mbërrin në kupolën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ditën e përzgjedhjes së Kryemyftiut të Shqipërisë. Këtë detyrë e mbulonte më herët Skënder Bruçaj, i akuzuar prej medias si një gylenist, por ai u tërhoq papritur nga gara,pak ditë para votimit. Thuhet se pas këtij vendimi ishte Erdogani, i cili kishte kërcënuar se nuk do të ishte i pranishëm në inaugurimin e xhamisë së madhe, nëse në detyrë do të mbetej Bruçaj. Por konfikti s’ka marrë zgjidhje. Pasardhës i Bruçajt u zgjodh një tjetër gylenist, Bujar Spahiu, myftiu i Elbasanit, një tjetër dëshmi se në Shqipëri nuk komandon akoma Erdogan, po as Gyleni. Në Shqipëri komandon ende Uashingtoni, i cili Turqinë e “udhëheqësit” po e sheh gjithmonë e më me dyshim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...