Presidenti Meta i uron shqiptarëve javë të mbarë: Le t'i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë!

Hënë, 23 September 2019 09:05

Presidenti Ilir Meta i ka përshëndetur qytetarët shqiptarë sot, pas tërmetit shqetësues, duke i ftuar t'i kthehen normalitetit. Krahas fotos së mëposhtme, ku ai ka dalë tek përkëdhel qenushin e familjes, Meta shkruan:  "Mirëmëngjes të dashur miq. Me rëndësi është t'i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!"

Login to post comments