Ironia e Manjanit: Përfundoi edhe vizita e shkurtër e Kryeministrit në zyrën e tij

Hënë, 23 September 2019 09:38

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama për nisjen e vizitës së sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Erdhi, përhapi panik, tmerroi dynjanë me spjegimin e “fugës sizmike”, nxori njerëzit në shesh nga paniku, arrestoi edhe gazetarët e portaleve kritike dhe IKU”,- shkruan Manjani në Facebook.

Më tej, ish-ministri e vijon ironinë e tij: “Sot në sabah herët na lëshon habere nga Stambolli. Do takojë Trump. Trump është ky “turpi i njerëzimit”

Reagimi i plotë i Manjanit

Përfundoi edhe vizita e shkurtër e Kryeministrit në zyrën e tij.

Erdhi, përhapi panik, tmerroi dynjanë me spjegimin e “fugës sizmike”, nxori njerëzit në shesh nga paniku, arrestoi edhe gazetarët e portaleve kritike dhe IKU.

Vizitë e “suksesshme”, apo jo?!

Sot në sabah herët na lëshon habere nga Stambolli. Do takojë Trump. Trump është ky “turpi i njerëzimit”.

Se kujt i plasi se kë takon ky!

Login to post comments