Hipokrizia e Edi Ramës, e tejkaloi traumën që shkaktoi termeti tek Shqiptarët

Hënë, 23 September 2019 10:06

Nga Orjola Pampuri/

Në 24 orë, pervec, momenteve të vështira që kaluam të gjithë, na u desh të përballemi dhe me skena të neveritshme, ku njeri mbante batanije, tjetri shperndante supë, një tjeter mbante bebe ne duar, e te tjerët puthnin e perqafonin, a thua se i takonin, i shihnin apo degjonin per here te pare per qytetaret e ketij vendi, ndersa Edi Rama 'babai' politik i tyre puthte duar e mbante leksione, si aperitiv per t'i ndihmuar shqiptaret te tresnin corben qe u gatoi per 6 vite.

Termetin sigurisht nuk e ndalojme dot, por emergjencat civile duhet te jene te pergatitura per cdo rast te tille, dhe rasti i djeshem tregoi qe qeveria deshtoi, pasi disa cadra prej lecke, disa batanije e disa krevate, e duke i shtuar kesaj dhe 5 te moshuar me te cilet u puthet e u nduket, nuk mjaftojne per te justifikuar miliona euro qe i vidhni, nuk justifikojne varferine ne te cilen e keni katandisur kete vend, madje ngjarje te tilla nxjerrin ne pah fytyren e vertete te mashtrimit.

Meqe i doni kaq shume, jane mijera familje, te cilave u jane shembur shtepite edhe pa rene termet, jane mijera femije qe ushqehen vetem me nje vakt te varfer, jane femije te tjere te cilet nuk kane mundesi te shkojne ne shkolle pasi nuk kane mundesi ekonomike, nuk blejne dot librat, nuk perballojne dot shkollen, jane te ngarkuar psikologjikisht pergjate gjithe vitit e jo vetem per neser, meqe ju menduat te beni nje dite pushim, duke menduar per ngarkesen emocionale.

Perse nuk mendoni per ngarkesen emocionale te ketij populli, qe eshte me i varfer se kurre, dhe pervec lekundjeve te djeshme e te sotme, termet kane cdo dite. Ju qe puthni duar, e shperndani supe, fusni ne burg hallexhinj qe nuk mund te paguajne dritat, qe ndertojne nje gardh shtepie apo protestojne per te mbrojtur shtepite e ndertuara me djerse se doni t'ua shembni ju perfaqesues te qeverise me mashtruese te te gjitha koherave. A nuk jeni ju qe keni terhequr zvarre gra e femije, qe ju luteshin te mos u prishnit shtepite, a jeni ju qe keni hedhur gaz lotsjelles, madje dhe nenave shtatzene, per te vetmen arsye se protestonin per te mbrojtur shtepite e tyre.

Sot po i puthni e ushqeni me supe? Turp. Ju qe e katandiset kete vend si mos me keq, nuk keni moral, te shfaqeni ne momente te tilla, nuk ka termet qe mbulon mashtrimet, hajdutlleqet, e krimet tuaja. Mos kujtoni se  shqiptaret harruan qe ne shtepite e tyre edhe pas termetit, perseri s'ka uje, Erion Veliaj mashtron dhe vjedh qytetaret cdo dite, mos kujtoni se pas termetit shqiptaret harruan qe ne Shqiperi drejtesia 'vdiq', fale Edi Rames, mos kujtoni se shqiptaret harruan se perfaqesuesit e mazhorances u vodhen voten, dhe pergjimet e tyre jane ne dosjet 184 dhe 339, shqiptaret nuk harrojne qe ju qe sot u shperndate supe, i helmuat me corben qe gatuat prej 6 vitesh dhe i perzute nga ky vend, shqiptaret nuk harrojne qe sot nuk i varferoi apo traumatizoi termeti, por ju. Edi Rama, largohu, se sot ishe me fallco se kurre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...