Këshilli i Lartë i Prokurorisë as ditën e sotme nuk ka bërë të mundur publikimin e listës me renditjen e pikeve për kandidatët për kryeprokuror.
Shkak për këtë është bërë Komisioneri Publik, i cili nuk dihet saktësisht nëse ka apeluar apo jo vendimin e Vetingut për konfirmimin në detyrë të prokurorit Olsian Çela.
Në garë për këtë post janë Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj, ndërsa Vetingu për këtë të fundit është kryer nga vetë KLP.
Ja njoftimi i KLP-së:
Për shkak se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbëritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsi Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00.
Ju falenderoj për mirëkuptimin!