Pas sulmeve që porositi ndaj kritikëve të tij dhe “garancisë” që ju dha qytetarëve se do jetë pranë tyre, dje në mëngjes Rama njoftoi se edhe vetë kishte ikur nga Tirana qe dy netë më parë.
Sipas Ramës jo nga paniku por për të takuar Trump. Të gjithë liderët botërorë shkojnë ditën e fjalimit në NY, ndërsa Rama është e disata herë që shkon dhe rri nga 10 ditë si qokatar tek diaspora dhe takime që si bën publike.
Rama ka postuar një video dhe një foto nga hoteli ku thotë se po rri, foto që është e vështire ta dallosh nëse është në momente lumturie apo çmendurie. Gjithsesi Rama është rehatuar në suiten e “Intercontinetal” ne NY ku 10 ditët e qëndrimit do të kushtojnë se një apartament i shembur nga termeti në Durrës. Këto janë fotot e Ramës dhe dhomave të hotelit ku po “vuan” për 10 ditë Rama.
© SYRI.net