Shqipëria në emergjencë, LSI: Rama të lejë qeverisjen me korrespondencë

Tuesday, 24 September 2019 13:34

Lëvizja Socialiste për Integrim është solidarizuar me banorët e prekur nga tërmetet dhe përmbytjet. Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, thekson se partia e tij është e gatshme të ndihmojë banorët, ndërsa shton se situata është tepër e rëndë dhe tregoi edhe njëherë se vendi ka një qeveri e kryeministër të papërgjegjshëm.

‘Nëse Edi Rama ka vullnetin për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi, duhet urgjentisht të shpallë gjendjen e emergjencës civile pasi vetëm në këtë mënyrë ligji imponon një dëmshpërblim në masën 100% për çdo dëm që ka prekur popullatën dhe mobilizimin e të gjitha resurseve shtetërore dhe private në përballimin e kësaj situate. Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit’, tha Braimllari.

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh solidaritet të plotë për banorët e prekur nga tërmetet dhe nga përmbytja e ditës së djeshme. Jemi të gatshëm të mbështesim dhe të ndihmojmë banorët me të gjitha mundësitë tona. Situata emergjente dhe tepër e rëndë me të cilën u përballën qytetarët, tregoi edhe njëherë që kemi të bëjmë me një qeveri dhe kryeministër të papërgjegjshëm! Kjo qeveri, e bazon punën e saj tek propaganda dhe show politik.

Qytetarët panë dje, ministra, deputetë, të cilët dilnin para kamerave për të dhënë shfaqjen e radhës dhe për të zëvendësuar kryeministrin i cili në këtë situatë emergjente, të paparë në 30 vite, vendos të braktisë vendin dhe t’i lërë qytetarët në mëshirë të fatit. Qytetarët, duan të dijnë qartë: Sa janë fondet në dispozicion për situatën e tërmeteve? Sa është gjendja e fondit rezervë? Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon shpalljen e menjëhershme të gjendjes së emergjencës civile në zonat e prekura nga tërmetet dhe përmbytjet.

Nëse Edi Rama ka vullnetin për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi, duhet urgjentisht të shpallë gjendjen e emergjencës civile pasi vetëm në këtë mënyrë ligji imponon një dëmshpërblim në masën 100% për çdo dëm që ka prekur popullatën dhe mobilizimin e të gjitha resurseve shtetërore dhe private në përballimin e kësaj situate. Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit për informimin e tyre, qeveria duhet të ngrinte shtabin dhe njëkohësisht duhet të bëntë publike komunikimin periodik mbi situatën. Komunikim të cilin qytetarët e morën vetëm nga media.

Edi Rama duhet ta këtë shumë të qartë, se vendi nuk drejtohet me korrespondencë apo me propagandë por me veprime konkrete dhe të shpejta. Kur propaganda bëhet qëllim në vetvete, kjo bën që të ndodhë si në Qarkun e Korçës ku banorët u lanë dhe vazhdojnë të jenë në mëshirë të fatit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...