Voton Bundestagu: 365 deputetë gjermanë i venë 9 kushte Ramës

E Enjte, 26 September 2019 21:54

Ka përfunduar votimi në Bundewstagun gjerman.

Deputetët gjermanë votuan Pro Rezolutës së CDU/CSU dh SPD, e cila kërkon hapjen e negociatave me kushte me Shqipërinë.

 

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Bundestagu votoi pro çeljes së negociatave pa kushte.

 

9 kushtet për Shqipërinë:

1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, janë në krye të këtyre kërkesave. Gjykata Kushtetuese pritet të ngrihet brenda këtij viti me katër anëtarë fakt që e pohoi edhe më herët kreu KED Ardian Dvorani. Ngritja e Gjykatës së Lartë, sipas pritshmërive mund të ngrihet deri në fund të Dhjetorit. Pritet të shkojnë 3 gjyqtarë që vinë jashtë radhëve të gjyqësorit.

2. Miratimi i reformës zgjedhore, është kushti më i vështirë ndër 9 kushtet e vendosura. Testi i parë, për ta vendosur reformën në shinat e duhura, në konferencën e OSBE dështoi me sukses. Një gjetje gjuhe të përbashkët mes PD dhe PS për ndryshimet në kod, do të hasin rezistencë deri në miratim në parlament, ku duhet votat e opozitës së re, e cila kërkon ndryshim të sistem, për të cilin PD dhe PS s’janë të interesuara.

3. Implementimi i reformës zgjedhore renditet si kusht i tretë. Duhet të pritet viti 2021 kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shkuarja në këto zgjedhje me kod të ri do të shënonte, përmbushjen e kësaj kërkese.

4 .Deputetët gjerman i kërkojnë Shqipërisë, ndjekje penale të gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut. Kjo mbetet e paparishikueshme në terma kohor, pasi do të jetë SPAK që do të hetojë dhe procedojë mëkatarët e drejtësisë që mbetën në rrjetën e vetingut. Deri më tani për asnjë nga 74 gjyqtarët dhe prokurorët që s’kaluan vetingut nuk është hapur një procedim penal.

5. I pesti kusht kërkon ndjekje penale të akuzuarve për shitblerjen në zgjedhje. Janë aktive dy hetime të njohura si “Dosja e Shijakut” dhe “Dosja e Dibrës” të cilat nuk kanë përfunduar ende. Vajtja e dosjeve në gjykatë dhe vendimi për të akuzuarit do të shënojnë plotësimin e këtij kushti, si dhe ngritja e mundshme e akuzave për krime zgjedhore para dhe pas 30 qershorit.

6. Gjermanët kërkojnë vënien në punë të prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK. Ngritja e SPAK varet nga procesi vetingut të cilin nuk e ka përmbyllur ende 5 prokurorë që janë listuar për tu bërë pjesë e kësaj strukture. Në një prononcim të kërkuar nga TOP Channel, zyrtarisht KPK, tha se këta 5 prokurorë janë në proces verifikimi. Megjithatë sipas kreut të KLP, Gent Ibrahimi kjo strukturë pritet të ngrihet deri në Dhjetor.

7. Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj është një tjetër kusht”.
Dënimi i Saimir Tahirit për shpërdorim detyre nga gjykata e krimeve të rënda dhe vënia nën hetim e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla deri diku mund ta plotësojë këtë kërkesë, por vijueshmëria e goditjes së korrupsionit në nivele të larta, në të ardhmen është testi vërtetë.

8. I teti kusht lidhet me sqarimin përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese të ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Për aq kohë sa nuk është krijuar gjykata Kushtetuese dhe për aq kohë sa 30 qershori nuk është ankimuar nga presidenca apo partitë opozitare që nuk morën dhe morën pjesë në zgjedhje, plotësimi këtij kushti mbetet i paparishikueshëm.

9. Dhe kushti i 9 gjerman, përparime në reformën e administratës publike. Kjo lidhet tërësisht me vullnetin politik të kësaj qeverie, për të vijuar procesin e meritokracisë, në administratë larg të konsideruarit administrates, si një mundësi shpërblimi ndaj militantëve.

Modifikuar më E Enjte, 26 September 2019 23:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...