Goditja e mëshirës për kupolën e narkoshtetit nga Bundestagu gjerman!

Premte, 27 September 2019 12:13

Nga Sali Berisha

Bundestagu gjerman mbreme votoi:
- Jo negociata me Shqiperine pa u plotesuar 9 kushte!

Te dashur miq, mbreme vone Bundestagu votoi projektin qe sot ka fuqine e nje ligji, me te cilin vendosi:
1- te hedhe poshte rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine!
2- Negociatat e Bashkimit Europian me Shqiperine te mos hapen gjeri sa Shqiperia te plotesoje 9 kushte!
3- Bundestagu miratoi vendimin e Komisionit Europian per çeljen pa kushte te negociatave me Maqedonin e Veriut.
4- Bundestagu me voten e djeshme veçoi, ndau ne qendrimin e tij perfundimisht Shqiperine nga Maqedonia ne procesin e hapjes se negociatave!
5- Bundestagu mbreme vendosi qe kushtet per hapjen e negociatave per Shqiperine nga 7 qe ishin nje vite me pare te shtohen ne 9 defacto 10 dhe konkretisht eshte shtuar
a) zgjidhja e krizes se rende politike,
b-denimin e krimineleve te blerjes se votave ne zgjedhjet e 2017
c-ngritja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte dhe
d-vendimin e Gjykates Kushtetuese per legjimitetin e farses moniste te 30 qershorit.

Vetem pasi Shqiperia te plotesoje keto 9 kushte mund te fillojne negociatat, dmth te mblidhet Konferenca e dyte, akti qe shenon hapjen reale te negociatave.

Pra asnje nga 9 kushtet nuk eshte vendosur qe te plotesohen gjate procesit te negocimit.

Bundestagu shtoi pra me 40% kushtet per shkak se ka konstatuar se nuk jane plotesuar asnjeri prej 7 kushteve te caktuara prej tij para nje viti dhe se perveç kesaj vendi eshte ne nje krize te rende politike dhe se ka nje perkeqesim dramatik te standarteve demokratike ne Shqiperi gjate ketij viti sic deshmuan shkelja flagrante e Kartes se Kopenhagenit per zgjedhjet e lira, Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, Kartes Universale te te Drejtave te Njeriut dhe Kodit te Venecias per zgjedhjet e lira.

Shkak tjeter qe deryroi Bundestagun te votoje mbreme shtimin e kushteve per Shqiperine eshte dhe publikimi i pergjimeve famoze ne Gazeten Bild qe implikojne direkt Edvin Mafine dhe deshmojne se Shqiperia drejtohet nga nje bande mafjoze.

6-Bundestagu ne nje rast unik ne tere historine e tij, si per asnje vend tjeter gjer sot, ne nje goditje fatale per narkoqeverine e Edvin Mafise vendosi dje qe Shqiperise ti anullohen madje dhe ti nderpriten fare negociatat ne rastse pas plotesimit te 9 kushteve dhe hapjes se tyre qeveria shqiptare nuk respekton detyrimet e saj qe dalin gjate procesit te negocimit.

Dy jane jane pasojat direkte te vendimit te djeshem te Bundestagut:
a- Shtyrja e hapjes se negociatave me Shqiperine gjer ne plotesimin e 9 (defacto 10) kushteve. Po te kemi parasysh faktin se Edvin Mafia nuk ploteson dot asnje kusht kjo eshte nje shtyrje sine die e hapjes se tyre.

Mesazhi eshte i qarte si kristali: Me Edvinin dhe kupolen mafioze te narkoshtetit negociata nuk ka!

b-Keshilli i Ministrave te vendeve te BE ne Samitin e ardhshem te Tetorit ne Bruksel do te kete ne tavoline per Shqiperine nje dokument te Bundestagut me fuqi te plote ligjore per qeverine gjermane qe deshmon se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga kushtet e vendosura unanimisht nje vit me pare ne Samitin e Luksemburgut por perkundrazi ka shenuar perkeqesim te ndjeshem te standarteve demokratike dhe te dashur miq, merret me mend apo vetkuptohet se cili do jete qendrimi i ministrave te vendeve te BE per hapjen e negociatave te Bashkimit Europian me Shqiperine! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...