Policia e shtetit ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku foli rreth operacionit për sekuestrimin 137 kilogramë kokainë në disa kontenier në Durrës, ku u prangosën dy persona, punonjës në port dhe ku u shpall në kërkim një biznesmen.
Por deklarata e policisë ngrinte mjaft pikëpyetje për mënyrën e organizimit të operacionit në vendin tonë, ndërkohë që nuk sqaronte se çfarë kishte ndodhur konkretisht me kokainën, personat e arrestuar dhe si ishte proceduar.
Kjo vë shumë pikëpyetje se kush është pronari i vërtet i asaj droge? A ka ndonjë nga lart që është kujdesur për një sasi kaq të madhe në portin më të madh në vend?
Po Qeveria e drejtuar nga një njeri që me kokainën ka njohje të vjetra, nga kreu i qeverisë. Që prej ditës që Rama ka hyrë në zyrën e Kryeministrit e njëjta gjë ka ndodhur, pasi ai po qeveris si një sekt i vërtetë drogë, që nga Saimir Tahiri e deri tani me Lleshajn.