Nuk është hera e parë që dekonspirohen aksionet e policisë. Madje kohët e fundit, kur është fjala për drogë, thuajse të gjitha aksionet e saj janë të tradhtuara. Sot Policia e shtetit ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku foli rreth operacionit për sekuestrimin 137 kilogramë kokainë në disa kontejner me banane në Durrës, ku u prangosën dy persona, punonjës në port dhe ku u shpall në kërkim një biznesmen. Por deklarata e policisë ngrinte mjaft pikëpyetje për mënyrën e organizimit të operacionit në vendin tonë, ndërkohë që nuk sqaronte se çfarë kishte ndodhur konkretisht me kokainën, personat e arrestuar dhe si ishte proceduar. Gazetarja e kronikës Anila Hoxha, në një shkrim në rrjetet sociale, ka ngritur disa pyetje, sipas të cilës policia nuk u dha përgjigje, veçanërisht se pse biznesmeni Gentian Malindi nuk u arrit të vihej në pranga. Në fund të shkrimit të saj Hoxha pyet: “Kush tradhtoi?”
E kush tjetër? Narkopolicia e Lleshajt vetëm dekonspiron aksionet dhe në fund prangos fakirët, ata që mashtrohen apo bien pre e trafikut dhe jo autorët e vërtetë, bosët e krimit dhe drogës.