Nga Tritan Shehu
Rama eshte i detyruar te sqjaroje opinion:
Ne kulmin e fushates pompoze “antitermet” te kesaj qeverie, Kryeministri u largua me urgjence drejt selise se OKB ne New York, ku sipas deklarates se bere do te takonte Presidentin Trump.
Me tej deklaroi qe “takimi” u realizua dhe botoi nje foto me Presidentin amerikan….por vetem kaq, megjithese cuditerisht u tha qe gjithecka do shpjegohet ne vazhdim.
Pa asnje dyshim nje takim i tij me Presidentin Trump do te ishte nje ngjarje e shenuar per vendin tone, per maredheniet me kete partner Gjeostrategjik, por edhe per Rajonin ne terresi.
Eshte detyrim i Kryeministrit, zyres se tij, Ministrise sone te Jashteme te leshonin menjehere nje njoftim zyrtar per ate takim, te njoftojne sa zgjati ai, kush ishte present aty, ku u be, thelbin e ceshtjeve qe u diskutuan ne ate, etj….nqs kjo ndodhi!!!
Kjo praktike e detyrueshme dhe etike eshte ndjekur jo vetem per nje te tille takim te shume mire pritur e te rendesishem, por edhe per te tjere, psh nje njoftim i tille zyrtar megjithese i cunguar, u be normalisht edhe per takimin me Kryeministrin e Greqise.
Fatkeqesisht deri me sot kur kane kaluar disa dite, ka vetem heshtje te pa justifikuar, qe ne realitet mund te interpretohet gabimisht edhe si nje mos vleresim i Kryeministrit tone per ate “takim”!
Ndersa ne listen e Shtepise se Bardhe te takimeve te Presidentit Trump ne kete sesion te OKB nuk figuron asnje takim me Kryeministrin tone.
Opinioni yne eshte ne pritje te nje sqarimi zyrtar.